Shqip

Pasaporta e karta e reja të identitetit

Burokracitë dhe korrupsionin, qeveria do e luftojë me dixhitalizimin e sistemit të shërbimeve. Në janar të vitit 2015, qytetarët shqiptarë do të kenë përvetësuar pasaportat e reja biometrike dhe kartat e identitetit, me nivel më të lartë sigurie. Përmes komisariateve dixhitale qytetarët do të mund të marrin shërbime më thjeshtë dhe mund të denoncojnë shkeljet e ligjit pa bakshishe në sportelet e zyrave. Gjatë konferencës “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbimet elektronike”, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri njoftoi se ata persona që janë pajisur me pasaportat aktuale biometrike, që nuk i ka skaduar afati, do të pajisjen me të rejat në përfundim të tij.

ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri njoftoi se ata persona që janë pajisur me pasaportat aktuale biometrike, që nuk i ka skaduar afati, do të pajisjen me të rejat në përfundim të tij.

“Duke luftuar abuzimin nga njëra anë dhe korrupsionin nga ana tjetër. Shërbimet ulin mundësinë e korrupsionit. Më shumë besim më shumë bashkëveprim, më shumë kapacitet për shërbime cilësore, që do të thotë më shumë siguri për qytetarët dhe bizneset. Në janar 2015 qytetarët shqiptarë do të kenë në dorë pasaportat e reja ndër më të sigurtat në botë. Gjithashtu nga janari do të kenë në dorë edhe letërnjoftimin e ri. Këto garantojnë siguri maksimale nëpërmjet elementëve të sigurisë, që janë prekja me reliev e kartës së identitetit, gjurmët e gishtave dhe njohja e fytyrës.”, deklaroi ministri Tahiri.

Gjithashtu u lançua një tjetër projekt ‘e-gate’, që do të pilotohet në aeroportin e Rinasit. Projekti ‘e-gate’ që do vihet në zbatim vitin e ardhshëm, bën të mundur leximin elektronik të pasaportës së qytetarëve dhe fotografimin e tyre, në pikat kufitare.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top