ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Parlamenti grek miraton marrëveshjen me TAP

iap

Parlamenti grek miratoi sot marrëveshjen mes vendit pritës, Greqisë dhe kompanisë së gazsjellësit TAP, i cili do të transportojë gazin nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë, e duke përfunduar në Itali.

Projektligji u votua pro nga deputetët e Demokracisë së Re, PASOK e DIMAR, ndërsa partia më e madhe opozitare, SYRIZA abstenoi. Kundër votuan deputetët e “Agimit të Artë”, Partisë Komuniste dhe “Grekët e Pavarur”.

Zëvendësministri i Mjedisit, Assimakis Papageorgiou tha në Parlament, se “kjo vepër do të ndërtohet duke respektuar të gjitha rregullat evropiane të tranzitit, kushtet mjedisore dhe të ndërtimit”.

Ai vuri në dukje se TAP do të ndërtohet në 3 vjet dhe kur në vitin 2019 të fillojë të vihet në shfrytëzim, Greqia do të blejë 5% të aksioneve të kompanisë.

TAP me potencial për transportin e 20 miliardë kub gaz, do të transportojë 10 miliardë kub, ndërsa vetë Greqia do të konsumojnë 1 miliard metër kub gaz.

Sipas zëvendësministrit, TAP do t’i japë frymëmarrje Greqisë Veriore, pasi ai do të krijojë 3 500 deri 4 000 vende pune të drejtpërdrejta, 10 000 vende pune të tërthorta dhe 500 vende pune për funksionimin dhe mirëmbajtjen e tubacionit.

Duke iu përgjigjur kritikave se nuk janë vendosur tarifa tranziti, zëvendësministri Papageorgiou tha se të gjitha tubacionet ndërkufitare në Evropë nuk kanë vendosur pagesa për tranzitin, në mënyrë që të mos rriten shpenzimet për konsumatorin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top