ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Parada Ushtarake e Pavarësisë! Një dështim i mbuluar me lavdi

Dje me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Dje me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

u organizua në Tiranë , Paradë ushtarake. Në këtë paradë ushtarake morrën pjesë 1800 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë si dhe Gardës të Republikës dhe Policisë së Shtetit.

 

Fatkeqësisht për syrin e pastërvitur të popullit shqiptar , kjo ishte një paradë madhështore por realiteti është komplet ndryshe! Kjo ishte një paradë e dështuar që u mbulua me lavdi!

Por le te flasim pak për parada ushtarake në historinë shqiptare.

Parada ushtarake bëhen për 3 arsye. E para për ti paraqitur popullit se vëndi ka mbrojtje dhe është i siguruar! Arsyea e dytë është që forcat e armatosura të nderojnë 100 vjetorin e pavarësisë dhe e treta të nderojnë heronjtë dhe dëshmorët e rënë gjatë 100 viteve të Shqipërisë si shtet!

E vërteta është se Paradë ushtarake në Shqipëri kishim pa parë që në Nëntor  të vitit 2004 kur u festua 60 vjetori i çlirimit të Shqipërisë! Paradat ushtarake ishin nje traditë në Ushtrinë Shqiptare , që u trashëgua nga epoka e ushtrisë popullore dhe sistemit diktatorial që organizonte 2 parada ushtarake në vit. Kështu që parada ushtarake u bë simboli i të keqes dhe simboli i diktaturës. Që nga viti 1990 deri në vitit 2002 nuk u bë asnjë paradë ushtarake në Shqipëri. Në vitit 2002 paradat kthehen sërisht në Shqipëri , ku më 4 Dhjetor 2002 u organizua parada me rastin e 90 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare.

Të gjitha paradat, si ato të sistemit diktatorial, si ato të organizuara në vitin 2002 dhe 2004 ishin parada të organizuara mirë dhe me një paraqitje të mrekullueshme të ushtrisë përpara popullit!

Parada që ndoqëm dje ishte një paraqitje e ushtrisë shqiptare që të paktën mund të konsiderohet skandaloze. Organizimi i saj , paraqitja përfundimtare tek populli Tiranas ishte një ofendim që i bëhet në rradhë të parë ushtrisë dhe pastaj Shqipërisë.

Dhe për këtë dështim ka dy shkaqe , Politike dhe Ushtarake

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por dhe atë botërore, një Paradë ushtarake organizohet natën në errësirë. Për herë të parë në historinë e paradave ushtarake shqiptare parada organizohet në sheshin Skënderbe dhe jo në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Këto janë vendime politike të cilat na bëjnë të qartë se qëveria nuk donte të bënte parada në të njëjtin vënd që të sjellin në mëndje vite të kaluara.  Dhe ora që u bë parada na le të kuptojmë se parada u bë “sa për sy e për vesh” që mos të lënte përshtypje të keqe mos realizimi i një parade ushtarake!

Por përveç politikanëve shqipatarë që fundja fundit e dimë shumë mirë se sa e duan ushtrinë shqiptare, dhe me gabimet e tyre e kanë kthyer atë në një milici, kemi dhe anën e ushtarakëve tanë. Në përjashtim të disa kuadrateve siç ishin ato të BOS , Komandove dhe FSK shumica e kuadrateve u shfaqën në mënyrën më skandaloze! Nuk u mbante hapi dhe rreshti, lëvizjet e duarëve ishin komplet të pa sinkronizuar. Kudratët e ushtarakëve të lenin përshtypjen se kanë dalë për xhiro në sheshin Skënderbe dhe jo që parakalojn para popullit, para qeverisë dhe para përfaqësive dipllomatike.

Me sa duket dhe ushtarakët tanë, që tashmë janë një force e përbërë 100% nga ushtar profesionist , kanë hyrë në mentalitetin e politikanëve, dhe e shofin stërvitjen si një proçes rutinë, e panë paradën “si disa orë pune shtesë që na ranë në qafë me dit festash”.

Mjetet luftarake që parakaluan u paraqitën në mënyrë më të organizuar dhe bravo shoferëve që manovruan dhe mbajtën një rregull ushtarak në ato pak metra vënd që u ofronte sheshi Skendërbe për të parakaluar! Mungesa e mjeteve ajrore sigurisht që nuk u vu në sy fare!

 

Ajo që na mërzit më shumë në gjithë këtë histori, është se u paraqit një paradë që duhet të ishte përgatitur me merak! Oficerët duhet ta merrnin seriozisht këtë gjë dhe të përgatiteshin më shumë. Politikanët shkojnë e vijnë, politikat ndryshojnë, por fundja fundit turpi do i ngelet ushtarakëve dhe ushtrisë

 

Për albanians.gr Gaston Sanxhaku

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top