ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Papunësia, grekët punojnë në Shqipëri edhe për 500 euro në muaj

Papunësia në Greqi, ka kapur shifra rekort. 27% është

Papunësia në Greqi, ka kapur shifra rekort. 27% është shifra e të papunëve total, kurse kjo përqindje në të rinjt 20-24 vjeç arrin shifrën 60%. Për shkak të papunësisë të madhe grekët po përjetojnë dhe epokën e dytë të emigrimit në historinë e tyre moderne. Por përveç vëndeve që tradicionalisht kanë emigruar grekët siç janë, SHBA, Gjermani, Australi, Kanada vënde në të cilët komuniteti grek është shumë i madh dhe i fuqishëm, tashmë për shkak të krizës duket se grekët po emigrojnë dhe në vënde më me pak ekonomi të zhvilluar, por në të cilat edhe mund të punohet.

Ky është vëndi jonë Shqipëria, ku edhe pse rrogat në krahasim me rrogat e shteteve të BE, mundësia për të gjetur punë është më e madhe.

Siç lexuam në agjensinë e lajmeve shqiptare Ballkan web, por edhe në gazetën Shekulli , ka sjellë me dhjetra grek të punësohen në Greqi, kryesisht në punë sezonale gjatë verës, me një rrogë mesatare 40 euro në ditë (400-500 euro në muaj).

Më poshtë po vendosim artikullin siç e lexuam tek Ballkanweb.com

Deri pak vite më parë, shqiptarët shkonin për të punuar dhe për të filluar një jetë të re në Greqi. Sot, të papunët grekë po shkojnë në Shqipëri për të njëjtën arsye, madje edhe per 400 apo 500 euro në muaj”.

 

Kështu shkruajnë gazetat greke, sipas të cilave shumica e atyre që emigrojnë në Shqipëri, janë të papunë afatgjatë në Greqi.

 

Ata janë kryesisht punëtorë apo mjeshtra ndërtimi, që sot zgjedhin të kalojnë kufirin dhe të punojnë në Shqipëri për 7 deri në 20 euro në ditë.

 

Shqipëria ofron edhe mundësi më të mira, siç është puna e kamerierit, e cila paguhet deri në 40 euro në ditë në Vlorë dhe Durrës, kryesisht gjatë sezonit turistik të stinës së verës.

 

Presidenti i shoqatës shqiptare “Iliria” Eduard Tafa konfirmoi për revistën greke “Tahidromos” se ka vërtet një valë emigrimi grekësh, të cilët vijnë në Shqipëri në stinën e verës për të punuar ashtu siç është në rritje vala e shqiptarëve që riatdhesohen në Shqipëri. Disa prej këtyre të fundit e shohin kthimin si të përkohshëm dhe presin që të kalojë kriza greke për t’u rikthyer në shtetin fqinj.

 

Gazeta jep edhe shembullin e një banori të Nea Ionias, i cili kishte rreth tre vjet që nuk gjente punë në Greqi dhe majin e kaluar la Greqinë për të kërkuar një vend pune. Një miku i tij shqiptar i sugjeroi të shkonte në Shqipëri. Pa u menduar dy herë, greku plotësoi dokumentet e nevojshme dhe erdhi në Shqipëri dhe deri në muajin shtator punonte si kamerier në Vlorë. Paga ishte shumë e mirë, 35 euro në ditë dhe sipas të afërmve të tij, ai ndihet mjaft mirë pasi siç thonë ata, kultura jonë me atë greke është mjaft e ngjashme.

 

Në zonën e Vlorës punojnë grekë nga Thessalia, por edhe Karditsa e Trikala.

 

Greqia po përjeton vitin e pestë të recesionit dhe papunësia në vend e ka kaluar 29%.

 

BURIMI www.ballkanweb.com

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top