Me një pritje madhështore Shqipëria i dha mirëseardhjen Papa Françeskut, 77-vjeçarit argjentinas që zgjodhi vendin tonë për të çelur vizitën e parë në një vend europian. Sheshi “Nënë Tereza” u kthye në epiqendrën e medieve botërore, ku nga altari i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje historike, udhëheqësi i lartë i Kishës Katolike mbajti Meshën e Shenjtë përballë 300 mijë besimtarëve…shqiptarë, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe vendet e tjera të Evropës të gjithë të mbldhur bashkë.
