Shqip

Pala greke ndërpret kalimin në pikën kufitare të Kakavisë. Lexoni oraret që do punojnë

Për shkak të riparimeve që do të kryhen në sistemet kompjuterike nga pala greke do të ndërpritet kalimi në pikën kufitare të Kakavijës.

Njoftimi i plotë i policisë së shtetit siç u publikua në portalin Shqiptarja.com

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të bashkëpunimit reciprok me autoritetet policore greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, njoftohemi se sot më datë 23.02.2019 nga ora 16:00 deri në orën 20:00, për shkak të riparimeve që kryhen në sistemin kompjuterik pala greke, do të ketë një ndërprerje të punës nga kjo pikë kalimi. Gjithashtu riparime do të ketë edhe midis orës 04:00-06:00 të datës 24.02.2019.

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet tregëtare që të shmangin oraret e mësiperme me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata. Policia e Shtetit ju falenderon paraprakisht për mirëkuptimin.

Burimi https://shqiptarja.com/lajm/kakavijw-ndwrpritet-kalimi-nw-pikwn-kufitarw-orari

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close