Shqip

Pakti detar Shqipëri Greqi  Bushati në fillim të vitit të ardhshëm viziton Athinën

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, po merr pjesë në ministerialin e NATO-s. Gjatë zhvillimit të punimeve, kryediplomati shqiptar ka pasur mundësinë të takohet me homologët e tij. Një ndër to është edhe takimi me ministrin grek, Nikos Kotzias.

[maxbutton id=”5″]

Siç publikon gazeta SHQIP në faqen e saj në internet, Ministri Bushati pritet të vizitoj Athinën në fillim të vitit të ardhëshëm, ku ndër të tjerat do diskutohet dhe çështja e paktit detar mes dy vëndeve.

Duke ju përgjigjur pyetjes për takimin me Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Kotzias , zoti Bushati u shpreh:

Me homologun grek kemi diskutuar edhe njëherë çështje, të cilat janë objekt diskutimi dhe që synojmë një zgjidhje, dihet që tematika është e listuar tashmë nga të dyja palët, çështje të trashëguara, çështje të aktualitetit. Kemi diskutuar dhe për një afat kohor brenda të cilit ne mund të jemi të gatshëm, të dyja palët, për të filluar dhe për t’i adresuar këto çështje një e nga një. Niveli i marrëdhënieve tona është përmirësuar, por ne besojmë që nuk është ende aty ku do të dëshironim të ishim, kështu që në këtë kontekst takimet e zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe atyre grekë është koha që të shoqërohen edhe me hapa konkretë siç është hapi që kemi arritur vjet siç ishte rasti i zgjidhjes së çështjes së çështjes së toponimeve. Për sa i përket kuadrit ligjor dhe institucional, ai është i qartë për të dyja palët. Kur flas për kuadër ligjor dhe institucional, kam parasysh të drejtën ndërkombëtare, angazhimin në të drejtën ndërkombëtare, kam parasysh edhe detyrimet kushtetuese që kanë palët në këtë proces. Për sa i përket afatit kohor, kolegu grek ishte në Shqipëri gjatë verës dhe unë do të vizitoj gjithashtu Greqinë në fillim të vitit të ardhshëm për të intensifikuar pikërisht këtë proces, i cili ka kohë që ka nisur ndërmjet dy vendeve tona.

BURIMI http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/02/pakti-detar-bushati-ne-fillim-te-vitit-te-ardhshem-vizitoj-athinen/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top