Shqip

Opozita proteston para ambasadës Shqiptare në Greqi. 30 emigrantë kërkojnë largimin e Ramës

Një grup prej rreth 30 emigrantësh shqiptarë që jetojnë në Greqi, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të LSI, po protestojnë jashtë ambasadës shqiptare në Athinë, për të kërkuar largimin e asaj që quajnë qeveria e krimit dhe drogës.

Protestuesit hedhin parulla kundër qeverise, dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama. Nen parrullën Rama Ik, anëtarët e opozitës në mërgim, kërkojnë largimi e kryeministrit Rama.

Pavarësisht numrit të vogël të tyre, protestuesit po mbahen në distance prej forcave të policisë që ndodhen në zonë.

Burimi http://top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top