ΕΙΔΗΣΕΙΣ

One stop Shop- shërbimi më i ri për emigrantët në Greqi

Greqi. Qëndra të posaçme pritet të ngrihen në Greqi,

Greqi. Qëndra të posaçme pritet të ngrihen në Greqi,

për shërbimin e emigrantëve. Ato quhen Qëndra të Shërbimit të Shpejtë, ose One Stop Shop dhe parashikohet që në të gjithë Greqinë të ngrihen rreth 62 qëndra të tilla. Ligji për këto qëndra është votuar që në 2011, por gjithashtu parashikohet dhe në Kodin e Emigracionit dhe Integrimit Social.

 

Çfarë është shërbimi One Stop Shop.

Shërbimi One Stop Shop do jenë qëndra të cilat do zëvëndësojnë punën që bëhet këtë moment në KEP për emigrantët në Bashkitë në  Greqi. Në këto qëndra do bëhte aplikimi për lejet e qëndrimit dhe po në të njëjtat qëndra do jepen lejet e qëndrimit për emigrantët në Greqi.

Me këto qëndra , pritet të përshpejtohet proçedura e marrjes të lejes të qëndrimit, për faktin se lejet këtej e tutje do jepen nga qëndrat One Stop Shop, dhe jo nga prefektura. Dmth do eliminohet sistemi aktual Bashki-Prefekturë , i cili me reduktimin e punonjësve ka krijuar shumë probleme me marrjen nga emigrantët e lejes të qëndrimit. Ky është dhe shkaku kryesorë pse shumë leje dalin të skaduara.

Parashikohet që nga shërbimi One Stop Shop të lehtësohen dhe vetë emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi, sepse në këtë shërbim do bëhet e mundur të paguhet taksa e emigracionit (paravolo), do merren vërtetimet në mënyrë elektronike nga institucionet e tjera siç është fjala vjen IKA, etj.

Gjithashtu në këto shërbime emigrantët do kenë mundësi të informohen rreth proçedurave të emigracionit si dhe për ecurinë e dosjes të tyre.

Albanians.gr

 

LEXONI AKOMA

Kodi i Emigracionit dhe i Integrimit Social të Greqisë. Të gjithë informacionet

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top