ΕΙΔΗΣΕΙΣ

OKB heton Greqinë për mbytjen e 12 emigrantëve në Farmakonisi

Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi që të hetojë Greqinë për vdekjen aksidentale të 12 emigrantëve të paligjshëm, mjeti lundrues i të cilëve u fundos ndërsa tërhiqej nga një rimorkiator i Rojes Bregdetare.

Incidenti ndodhi të hënën pranë ishullit të Farmakonisit.

Sipas versionit zyrtar, barka e mbushur me 28 emigrantë u identifikua nga autoritetet greke, që dërguan një rimorkiator, për të asistuar zbarkimin në port.

Megjithatë, gjatë procesit të tërheqjes, barka e emigrantëve u përmbys. Dy trupa u rikuperuan nga deti, dhjetë të tjerë janë shpallur të humbur, ndërsa 16 persona arritën të shpëtoheshin.

Përfaqësuesit e Rojes Bregdetare Greke të përfshirë në këtë operacion thanë në media se gjykuan se ishte më e sigurt që emigrantët të mbeteshin në barkën e tyre, pasi transferimi në rimorkiator ishte i vështië për shkak të detit të trazuar.

Sipas autoriteteve helene, gjatë tërheqjes emigrantët u përfshinë nga paniku dhe shkaktuan vetë përmbysjen e barkës, nëpërmjet manovrave të rrezikshme që ndërmorën.

Megjithatë, organizata joqeveritare “Pro Asyl” akuzoi autoritetet se në vend që të ndihmonin emigrantët, nga të cilët 26 afganë dhe dy sirianë, ata tentuan t’i zmbrapsin nga ujrat territoriale greke.

“Është e mundur që Roja Bregdetare Greke të mos kishte asnjë qëllim t’i asistonte emigrantët, por vetëm t’i kthente pas”, deklaroi Karl Kopp, drejtori i çështjeve europiane të kësaj organizate.

“Të mbijetuarit thonë se kishte njerëz që po përgjëroheshin për ndihmë dhe të qarat e tyre i dëgjuan të gjithë, pasi në bord kishte shumë fëmijë dhe gra”, shtoi ai.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Bashkimi Europian vendosi që do të hetojë mbi këtë incident.

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top