Shqip

OKB, Bushati: T’i tregojmë botës se Shqipëria ndodhet në një stad tjetër

Shqipëria e konsideron kërcënimin nga Shteti Islamik një të keqe jo thjesht për Lindjen e Mesme, por për mbarë njerëzimin. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ministri Bushati theksoi se, për këtë arsye, Shqipëria, që në momentin e shpërthimit të kësaj krize, ka bashkëpunuar dhe ka dhënë ndihmesën e saj në fushatën kundër këtij grupi.

“Shqipëria është krenare që është pjesë e këtij koalicioni drejtuar nga SHBA. Ne jemi bashkëmbështetës të rezolutës që do të miratohet sot. Që në momentin e parë të shpërthimit të kësaj krize dhamë kontributin tonë me me municione dhe armatime për Irakun sepse e konsiderojmë një të keqe për mbarë njerëzimin. Ballkani është prekur nga këto fenomene dhe ne do vazhdojnë të jemi pjesë e koalicionit për të dhënë kontribut brenda NATO-s”, tha Bushati.

Po ashtu, ministri Bushati tha se opozita duhet të bëhet pjesë e Parlamentit për të diskutuar për reformat, pasi kështu mund të tregohet se Shqipëria ndodhet në një stad tjetër.

“Opozita duhet të ishte në parlament bashkë me ne, për të diskutuar reformat e rëndësishme, qoftë edhe për të krijuar një klimë politike për të mos rënë dakord, për çështje të cilat ne mund të mos biem dakord, por duke siguruar që procesi politik në Shqipëri është në një stad tjetër, në stadin e një vendi që është kandidat për në BE”, tha Bushati.

 

/Shekulli Online/L.B./

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top