ΕΙΔΗΣΕΙΣ

NYT Bregdeti shqiptar i katërti për tu vizituar

Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka publikuar një listë me 52 shtete për t’u vizituar në vitin 2014, ku brigjet e bregdetit shqiptar renditen në vendin e katërt.

Në përshkrim nuk lihen pa u përmendur edhe ndryshimet pozitive të qeverisë së re.
“Sikur të mund të kombinonit bukurinë e thyer që gjeni në bregdetin Dalmat të Kroacisë me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, të gjitha të mbështjella me karakteristikën e butë të natyrës së Italisë rurale me vetëm pak kosto, rezulton se ky vend është Shqipëria”, nis shkrimi përshkrues në prestigjiozen NYT.

Shqipëria shtrihet midis Greqisë dhe Malit të Zi dhe rreth 45 milje në lindje të Italise. Në brigjet lindore të Adriatikut me plazhe gëlqerore të rrethuara nga rrënojat e lashta të Butrintit dhe shtëpi plazhi ku mund të qëndroni për më pak se 50 dollarë nata- vijon më tej përshkrimi i “New York Times”.

Përgjatë përshkrimit nuk është anashkaluar as ndryshimi i qeverisë dhe premtimet e saj. “Zhvillimi i shfrenuar kërcënonte për t’i kthyer të gjitha në beton në vitet pas komunizmit, por një qeveri e re mori detyrën në muajin shtator në premtimet e mbajtjes së bregdetit autentike- thuhet në përshkrim.

Në Qeparo me sytë nga Korfuzi, mund të kaloni me kajak mbi tunelet e nëndetëseve të së kaluarës së Luftës së Ftohtë .Të notosh në kalatë e braktisura dhe të shikosh teksa rriten dallgët gjatë një darke me peshk të freskët. Kjo është Evropa ku çdo gjë është e freskët dhe e lirë.- Përmbyllet përshkrimi i NYT.

Burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top