Shqip

Nxirret urdhri për nënshtetësisë e fëmijëve të emigrantëve në Greqi

Prej tri ditësh ka nisur zbatimi në praktikë i ligjit 4332/2015, për dhënien e shtetësisë greke për brezin e dytë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi. Për zbatimin e këtij ligji, Ministria e Brendshme greke ka miratuar dhe qarkoren e brendshme për aplikimet që tashmë kanë nisur, për kërkesën e së drejtës të brezit të dytë për disponimin e nënshtetësisë greke. Qarkorja e së martës, e datës 25 gusht, me numër 130181/18258, është publikuar po në të njëjtën ditë dhe në Fletoren Zyrtare, që do të thotë se prej tri ditësh ajo tashmë ka hyrë në fuqi. Ndryshimet ligjore të miratuara në këtë qarkore u japin zgjidhjen përfundimtare kërkesave për nënshtetësinë greke të të lindurve në Greqi apo brezit të dytë që është rritur e ka studiuar në sistemin arsimor vendas, si dhe plotëson boshllëqe të tjera ligjore të deritanishme. Në qarkoren e plotë përcaktohen qartë kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për çdo kategori, nga të miturit deri në të diplomuarit vitet e fundit në universitetet greke.

Dhënia e shtetësisë

Ndër 14 nenet që përmban drafti i titulluar “Reformat e dispozitave të kodit të nënshtetësisë greke” përcaktohet rruga për marrjen e nënshtetësisë greke për brezin e dytë të emigrantëve. Konkretisht, në nenin A (1) për nënshtetësinë parashikohet se përfitojnë: fëmijët që kanë lindur në Greqi dhe fillojnë klasën e parë këtu; fëmijët e huaj që kanë bërë gjashtë vjet shkollë fillore dhe tre gjimnaz, gjithsej nëntë vite, në Greqi; dhe grupi i tretë i përfituesve janë nxënësit që kanë kryer tre vjet lice dhe tre vjet universitet. Ndërkohë që do të përfitojnë dhe sa kanë kryer studimet e larta, në rast se kanë mbaruar liceun grek dhe kanë dhënë provimet panhelenike nëse aplikojnë deri në tre vjet pas diplomimit, por nuk llogariten vitet e kopshtit të të miturve. Duke lejuar nënshtetësinë vetëm në rast se fëmija ka kryer arsimin në Greqi, në periudhat që parashikohen, shpresohet se nenet nuk do të rrëzohen dhe se janë në konsensus, këtë radhë, me kërkesën apo vendimin e Këshillit të Lartë të Shtetit. Një ndryshim i rëndësishëm që është miratuar në qarkoren e Ministrisë së Brendshme greke është periudha e ligjshme që duhet të jenë prindërit në Greqi. Me dispozitat e reja, mjafton vetëm një nga dy prindërit të ketë qenë i ligjshëm të paktën 5 vjet para lindjes së fëmijës në Greqi. Nëse fëmija lind para se një nga të dy prindërit të paktën të ketë plotësuar pesë vite i ligjshëm në Greqi, atëherë e fiton të drejtën e nënshtetësisë kur prindi plotëson 10 vjet me dokumente të ligjshme.

Kriteret

Por detyrimet e prindërve nuk përfundojnë këtu, pasi gjatë aplikimit për nënshtetësinë greke të fëmijës duhet të jenë patjetër të ligjshëm ose të paktën një prej të dyve, disponues të lejes afatgjatë ose të lejes pa afat ose të lejes 10-vjeçare, me EDTO letërnjoftimi i posaçëm për homogjenët, të lejes si familjarë i shtetasit grek ose shtetasit të BE-së, të lejes së qëndrimit të brezit të dytë ose me lejen e qëndrimit si shtetas i BE-së. Jo dhe aq për kategorinë e familjes emigrante shqiptare, por gjithsesi të rëndësishme janë dhe statuset e tjera që mund të paraqesin prindërit si karta e azilantit politik ose e shtetasit të huaj në mbrojtje nga shteti. Fëmijët që marrin nënshtetësinë në moshë të mitur apo para martesës, regjistrohen “grekë” pa asnjë përcaktim tjetër. Në qarkoren e miratuar së fundmi, parashikohet se taksa për aplikimin për nënshtetësinë nga brezi i dytë i emigrantëve kushton 100 euro. Në ligjin e ri për emigrantët, parashikohet gjithashtu formulimi i një kodi të ri të nënshtetësisë që do të zëvendësojë aktualin.

Emigrantët e paligjshëm

Në nenin 11 parashikohen ndryshimet e dispozitave të ligjit 3907/11, në lidhje me statusin e shtyrjes së deportimit të shtetasve të vendeve të treta, kur nuk realizohet dot ai. Paralelisht, parashikohet dhe mbrojtja e përkohshme e të miturve bashkë me përcaktimin konkret të moshës që konsiderohet e mitur. Afati i largimit me dëshirë fillon nga publikimi i vendimit përkatës, një muaj më pas organi kompetent i Ministrisë së Brendshme ose organet e Drejtorisë së të Huajve dhe Emigracionit informojnë organet kompetente të policisë për nisjen e procedurës së deportimit. Këtu vlen të theksohet dhe mundësia e punësimit të të huajve që nuk mund të largohen nga Greqia për arsye të ndryshme. Në rast se miratohet shtyrja e largimit me dëshirë nga vendi, emigranti ka mundësi të punësohet në kategorinë që parashikonte leja e qëndrimit që dispononte, pavarësisht skadimit. Kategoritë e punësimit për emigrantët që përfitojnë shtyrjen e vendimit të deportimit përcaktohen në një vendim të posaçëm të Ministrisë së Brendshme, të Ambientit, të Mbrojtjes Sociale dhe Solidarizimit. Në vendim parashikohen dhe siguracioni që duhet të kenë, kushtet, detyrimet dhe procedura për pajisjen me leje pune apo tema të tjera. Në projektligjin e fundit ka dhe një shtesë në ligjin 3907/11 për rastet e shtetasve të huaj që janë në rrezik dhe nuk lejohet rikthimi në atdhe, si dëshmitarët e akteve kriminale.

 

Lejet

Koha e qëndrueshmërisë së ligjshme të emigrantit për të fituar të drejtën e kësaj leje nuk do të jetë 10 vjet, por 7 vite. Kjo, në rast se i interesuari nuk ka vizë apo leje qëndrimi të skaduar.

 

Prindërit

Mjafton vetëm një nga dy prindërit të ketë qenë i ligjshëm të paktën 5 vjet para lindjes së fëmijës në Greqi. Nëse fëmija lind para se një nga të dy prindërit të paktën të ketë plotësuar 5 vite i ligjshëm në Greqi

 

Pagesa

Në qarkoren e miratuar së fundmi, parashikohet se taksa për aplikimin për nënshtetësinë nga brezi i dytë i emigrantëve kushton 100 euro. Në ligjin e ri për emigrantët parashikohet gjithashtu formulimi i një Kodi të Ri

 

 

 

Tabela

Dokumentet e nevojshme

1) Kërkesa e shtetësisë greke.

Prindërit e fëmijës para shërbimit kompetent të administratës së decentralizuar në juridiksionin territorial, të cilat komuna e vendbanimit të aplikantëve paraqet Deklaratën-aplikacionin e nënshkruar dhe paraqitur së bashku, një formë e së cilës i bashkëngjitet kësaj qarkoreje.

2) Kopje të noterizuara të certifikatës së lindjes së fëmijës, me asnjë diferencë nga origjinalja, vetëm nëse çdo ndryshim është bërë në përputhje me nenin 14 të ligjit 344/1976.

3) Kopje të noterizuara të certifikatës së lindjes apo të martesës së prindërve, nëse të tilla ekzistojnë. Nëse fëmija është i lindur para martesës, paraqitja dhe dokumentet përkatëse të identifikimit të fëmijës është e nevojshme.

4) Kopje dokumentit ku përcaktohet titulli përfundimtar i banimit ligjor të prindërve në fuqi.

5) Certifikata e viteve të qëndrimit ligjor, i lëshuar nga shërbimet kompetente sipas nevojës (p.sh. administrata e decentralizuar, policia), nga e cila lindin ose banim të vazhdueshëm ligjor të një prind për të paktën pesë vjet më parë

6) Kopje Sharp e pasaportës së vlefshme, i shoqëruar nga një zyrtar përkthim, prindërit apo të udhëtimit dokument të njohur nga vendi ynë, me përjashtim të shtetasve të vendeve të treta është i privuar objektivisht e pasaportave, siç përcaktohet në ligjin e Emigracionit dhe Kodin e Integrimit Social.

7) Vërtetim zyrtar nga shkolla fillore greke. Kjo certifikatë lëshohet nga drejtori i shkollës fillore që ka regjistruar dhe monitoruar fëmijën.

8) Aplikanti duhet të paraqesë faturën e pagesës së  tarifës për kërkesë prej 100 eurosh.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top