ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Nxirret trupi i pajetë i Sokol Olldashit

Deputeti i Partisë Demokratikë, Sokol Olldashi

Deputeti i Partisë Demokratikë, Sokol Olldashi ka humbur jetën, natën e sotme në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Ministria e Brendshme ka konfirmuar se është trupi i Olldashit ai i cili është gjetur në makinë. Mësohet se fytyra e depueteti të ndjerë është e shpërfytyruar, por identifikimi është bërë nga mjetet e identifikimit të gjetura në makinë.

Trupi i të ndjerit po transportohet drejt spitalit në Tiranë, për t’i bërë ekzaminimet e duhura mjeko-ligjore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, tek vendi i quajtur  Lapidari i Krrabës”. Automjeti me të cilin po udhëtonte Olldashi së bashku me një person tjetër,  dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë vetë Olldashi, i cili ishte në timon ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar bashkëshortja e zotit Olldashi, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ministri i Brendshëm ,Saimir Tahiri, deputeti Taulant Balla si dhe një sërë deputetësh të tjerë.

burimi www.shekulli.com.al
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top