ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Nuk lejohet dalja dhe hyrja nga Greqia për emigrantët që përfitojnë nga shtyerja 5 mujore e lejeve të qëndrimit

Me anë të një qarkoreje plotësuese Sekretari i Përgjithëshëm i Ministrisë së Brendëshme Agelos Sirigos  sqarohen disa hodhësira mbi qarkoren e dalë para disa ditësh, në të cilën të gjithë emigrantëve që ju skadojnë lejet e qëndrimit nga data 1 Janar deri në 30 Prill 2014, këto leje do shtyhen për akoma 5 muaj nga data e skadimit. Lexoni qarkoren e parë këtu, Shtyhet kohëzgjatja e Lejeve të Qëndrimit

Si dhe qarkoren e dytë plotësuese këtu Qarkore plotësuese e Ministrisë të Brendëshme për shtyrjen e lejes së qëndrimit

Një nga pikat më të rëndësishme që shpjegohet në qarkoren plotësuese është se  për të gjithë ata emigrantë që do përfitojnë nga shtyerja e afatit 5 mujorë të skadimit të lejes së qëndrimit, ato nuk do kenë mundësi të dalin apo të hyjnë në Greqi.

Kujtojmë këtu se për të gjithë qytetarët e vëndeve të treta që janë të paisur me Vërtetimin Blu ata mund të lëvizin VETËM PËR NË VENDËLINDJEN E TYRE. Lexoni më shumë për temën këtu Lejohet hyrja dhe dalja në Greqi të emigrantëve të ligjëshëm gjatë 2014

Sipas qarkores plotësuese pika D ku bëhet fjalë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të vëndeve të treta që do përfitojnë nga shtyrja  e lejes së qëndrimit për 5 muaj thuhet qartë se

D) Dalja dhe hyrja
Duke marrë parasysh se shtyrja 5 mujore është automatike dhe nuk kërkohet asnjë verifikim, nuk lejohet dalja nga Greqia dhe rikthimi në territorin grek, gjatë kësaj periudhe.
Në rastet kur shfaqet e nevojshme, siç jemi referuar më lart, do të dorëzohet menjëherë aplikim për rinovim e lejes së qëndrimit.
Në çdo rast, nëse shfaqet e nevojshme, do të publikohet vendim përkatës i ministrisë së Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarit, ku do të vendosen dhe kushtet përkatëse.
Gjatë kësaj periudhe nuk lëshohen vendime kthimi, vetëm në rast se skadon leja e qëndrimit.

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Lexoni akoma

Shtyhet kohëzgjatja e Lejeve të Qëndrimit

Qarkore plotësuese e Ministrisë të Brendëshme për shtyrjen e lejes së qëndrimit

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top