Shqip

Nobeli i Paqes, kandidatë edhe banorët e Lesbosit në Greqi

Nobeli i Paqes, kandidatë edhe banorët e Lesbosit në Greqi

 

Banorët e ishullit grek të Lesbosit, që kanë ndihmuar të shpëtojnë refugjatët në rrugën e tyre të rrezikshme detare nga Turqia në Greqi, janë midis kandidatëve për Çmimin Nobel të Paqes, që do të shpallet në Oslo të premten, më 7 tetor.

Nominimi ka ardhur pas propozimit të grupit global të aktivistëve “Avaaz”, që ka mbledhur më shumë se 670 mijë firma në internet, për këta banorë që i quan heronj të Egjeut, të cilët kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për të kursyer qindra e mijëra jetë njerëzish.

Më tipikët midis tyre, gjyshja 85-vjeçare Emilia Kamvisi, fotografia duke ushqyer një foshnjë siriane e së cilës ka bërë xhiron e botës, si dhe peshkatari vendas Stratis Valiamos, që ka shpëtuar dhjetëra refugjatë nga mbytja me anijen e tij të peshkimit, e ka qenë dëshmitar kur deti Egje ka marrë dhjetëra jetë njerëzish.

“Nuk do të harroj kurrë një fëmijë të mbytur. Duhet të ishte 4 vjec ose 3, i mbytur. Dhe doja ta merrja që të mos e lija në det, por nuk mundesha për shkak të stuhisë. E shihja, e më pas e humbja nga sytë. Dhe më larg ishte një fëmijë tjetër, e më pas një tjetër më poshtë”, tha Stratis Valiamos, banor i Lesbosit.

“Vinin fëmijët e shkretë të uritur. Dhe ne u bënim shoqëri e u jepnim për të ngrënë. I shihnim e na vinte keq. Fëmijët e shkretë që dridheshin e kishin ftohtë”, tha Emilia Kamvisi, banore e Lesbosit.

Çmimi Nobel për Paqe, si asnjëherë tjetër ka këtë vit 376 kandidatura. Sipas mediave greke, megjithëse banorët e Lesbosit kanë shumë mundësi për të qenë fitues të tij, “rrezikohen” seriozisht nga kandidatura e marrëveshjes së paqes në Kolumbi, para disa ditësh, që i dha fund një lufte gjysmëshekullore.

/ Top Channel

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top