Shqip

Njohja dhe konvertimi i Lejedrejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit. Shqiptarët mund të përdorin këtë dokument edhe në territorin grek nëse plotësojnë disa kushte të thjeshta.

Shqiptarët që zotërojnë këtë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga  24 janari i vitit 2017,  mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit.

Sipas kësaj marrëveshje shqiptarët mund të përdorin patentën e marrë në vendin tonë për aq kohë sa nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin fqinj.

Në momentin që nisin jetesën në Greqi ata mund të konvertojnë lejen e drejtimit nga shqiptarë në grekë duke zbatuar një procedurë të thjeshtë.

Mjafton të parqesin një kërkesë pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve në shtetin Grek,.

Një procedurë që bëhet pas kryerjes së kontrolleve që vërtetojnë se personi është fizikisht i aftë të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike.

Për të shmangur testet teorike dhe praktike mjafton përkthimi zyrtar i lejes së drejtimit të marrë në Shqipëri në gjuhën greke.

Të njëjtat rregulla marrëveshja i parashikon edhe për grekët që udhëtojnë  në vendin tonë. Tashmë ky dokument ka hyrë në fuqi dhe vlefshmëria e tij ka afat të papërcaktuar.

Lajmerimi i plote i Drejtorisë të Përgjithëshme të Transportit Rrugor

DPSHTRR informon të gjithë qytetarët e interesuar se me VKM Nr. 479, datë më 31.07.2018, është miratuar Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”.

Kjo Marrëveshje është lidhur me një afat të pacaktuar kohor dhe ofron:
I. Njohja e lejedrejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek
Shtetasit Shqiptarë, mbajtës të lejedrejtimit Shqiptare, Modeli I (lëshuar nga data 01.07.2005) ose Modeli II (lëshuar nga data 24.01.2017), mund të drejtojnë mjete në territorin Grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Grek.
Shtetasit Grekë, mbajtës të lejedrejtimit Greke Modeli I (lëshuar deri më 11 janar 1987), Modeli II (lëshuar nga data 12 janar 1987 deri më 31 mars 1997), Modeli III (lëshuar nga data 01 prill 1997 deri më 30 prill 2001), Modeli IV (lëshuar nga data 02 maj 2001 deri më 18 janar 2009), Modeli V (lëshuar nga 19 janar 2009 deri më 18 janar 2013), Modeli VI (lëshuar nga 19 janar 2013), mund të drejtojnë mjete në territorin Shqiptar me Lejedrejtimet Kombëtare të lëshuara nga shteti grek, brenda periudhës së  vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Shqiptar.
II. Konvertimi i lejedrejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek
Në momentin që shtetasit Shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin Grek, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin Shqiptare, në lejedrejtimi Greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në Shtetin Grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit Shqiptare,  në gjuhën Greke, pa qënë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit Shqiptare në lejedrejtimi Greke, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit Grek.
Në momentin që shtetasit Grek vendosin rezidencën normale në territorin Shqiptar, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin Greke, në lejedrejtimi Shqiptare, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shtetit Shqiptar, pas kryerjes së  kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit Greke, në gjuhën Shqipe, pa qënë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit Greke në lejedrejtimi Shqiptare, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit Shqiptar.

Sa më sipër, për më shumë info mbi marrëveshjen kliko linkun: Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”.

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close