Shqip

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017

Sipas një deklaratës për shtyp të Ambasadës Amerikane janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017.

Janë të lutur të gjithë aplikantët që kanë bërë aplikimin me zyrën tonë të kontrollojnë sërisht dhe një herë statusin e tyre nëse janë përzgjedhur apo jo, duke përdorur duke përdorur numrin unik të konfirmimit, dhe duke ndjekur proçedurën siç ju kemi shpjeguar gjatë kohës së aplikimit

Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.

Programi i lotarisë DV-2017 mbaron më 30 Shtator 2017. Për më tepër nëse të gjitha 50,000 numrat e vizave janë lëshuar përpara kësaj date, programi do mbyllet më shpejt. Të përzgjedhurit duhet të veprojnë me shpejtësi që tani, pasi procesi i vizës mund të jetë i gjatë. Vizat për programin DV-2017 nuk mund të lëshohen pas 30 Shtatorit 2017

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top