Shqip

Një qytet të Australisë e udhëheq një shqiptar

Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka treguar se shqiptarët në këtë shtet janë integruar në të gjitha fushat e shoqërisë australiane.

Ai ka thënë se shqiptarët përpos që kanë zënë pozita në mjekësi, universitete e gjykata, kanë mbërritur edhe të jenë udhëheqës qyteti.

“Jam shumë krenarë me punën e shqiptarëve në Australi. Kam takuar njerëz mjaftë të suksesshëm, profesorë universiteti, mjekë, juristë, gjykatës, madje, edhe një kryetar qyteti. Është një arritur shumë e mirë e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Kiçmari, në një intervistë për radion SBC, raporton Gazeta Express.

“E thash këtë para gjithë ambasadorëve sepse nuk isha i sigurt se të gjithë ishin në dijeni për këtë nivel integrimi dhe zhvillimi të shqiptarëve këtu. E falënderova edhe Qeverinë e Australisë për mundësitë që ka krijuar për shqiptarët kah do që vijnë”, ka shtuar ai.

Kiçmari, i cili është Ambasador jo rezident edhe në Zelandë të Re, ka thënë se edhe në këtë shtet shqiptarët kanë arritur të integrohen në fushat kryesore të këtij shteti.

Një qytet të Australisë e udhëheq një shqiptar

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top