Siç lexojmë në agjencinë Ballkanweb një parregullsi në dokumente i ka kushtuar jetën 25-vjeçarit nga Peqini.
Laurent Tabaku ishte nisur për të takuar të fejuarën në Patra të Greqisë, por mbeti i vdekur nga grabitës të armatosur. I riu që mësohet se dhe prindërit e tij i kishte në Greqi, kishte udhëtuar pak pas mesditës të së dielës nga qyteti i Elbasanit në drejtim të Kakavijës.
Pas kontrollit rutinë në kufi, kishte rezultuar se në dokumentacionin e Tabakut ka pasur parregullsi dhe kjo ka bërë që pala greke ta kthejë mbrapsht të riun. Duke mos pasur rrugë tjetër, Tabaku ka vendosur për t’u kthyer mbrapsht dhe ka hipur si pasagjer i fundit në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes.
Rrugëtimi ka qenë i qetë, pasi edhe qarkullimi në këto orë është i rrallë, por kjo ka ndodhur derisa autobusi ka lënë pas qytezën e Memaliajt dhe është futur në vendin e quajtur “Kthesa e Vasjarit”, në Mogile, i njohur si vend strategjik për grabitjet e maskave gjatë trazirave të vitit ‘97.
Dy persona mbetën të lënduar nga plumbat e xhamat e autobusit, por fati i keq ishte në krahun e Laurentit. Ai ka mbërritur pa ndjenja në spitalin e Fierit. Mjekët që në orët e para të mëngjesit thanë se gjendja e tij ishte kritike. Qeset me gjak për të kompensuar hemorragjinë nuk e kanë shpëtuar dot të riun.
burimi www.ballkanweb.com
LEXONI AKOMA
Qëllohet me armë autobuzi Tiranë Athinë Dy të plagosur
Ndërron jetë njëri njëri nga të plagosurit në sulmit e sotëm mbi autobuzin Athinë Tiranë
Sulmi mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia e Gjirokastrës shoqëron 9 persona Vijojnë hetimet
Dëshmia e pasagjerëve Shoferi eci shpejt Fati jonë që shpëtuam
Sulmit mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia ofron 10000 euro për informatorët
