ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Një Greqi ndryshe

Në një vështrim sintetik, pamja e këtyre ditëve të shtetit të përgjunjur Grek, nga kriza e gjatë dhe e thellë, jo vetëm ekonomike por edhe shoqërore, por jo edhe politike, (e cila, të jem i sinqertë, personalisht, druaj se do të vazhdojë gjatë), na e tregon si një somnambul, i cili pasi ka fjetur gjatë, bën një zgjim të rrezikshëm. Dy janë pamjet ose faqet e së njëjtës fytyrë. Në njërën anë kemi qeverinë e kryeministrit Papandreu Juwor, e votuar tetorin e kaluar në mënyrë gati plebishitare, (pak e ekzagjeruar do më kundërshtojnë jo pak vetë)me paketën, në fakt me “’varenë e rëndë” të reformave ekonomike, dhe në krahun tjetër një shoqëri që edhe pse e pa si “Mesinë”, shpëtimtarin e mezipritur, Pasok-un e gjashtë muajve më parë, tani duket se është kthyer plotësisht kundër vetë qeverisjes dhe reformave të saj. Ndërsa një javë më parë kryeministri publikoi masat drastike ekonomike, në fundjavë shpejtoi të kërkojë mbështetjen edhe të fuqive perëndimore. Më përpara u takua me kancelaren gjermane Merkel, dhe më tej me presidentin francez Sarkozi. Dhe për t’u “shuguruar” pastaj përtej Atlantikut, tek presidenti Obama në një takim të së martës në shtëpinë “me ngjyrë” të Bardhë, të një Amerike në ditët gri të saj.

Nëse borxhi kolosal e ka çuar në buzë të një humnere të frikshme shtetin grek, duket se “shtymën” e fundit po ia japin vetë qytetarët e saj. Gjithë këto ditë kanë qenë të mbushura me greva, protesta dhe demonstrime të dhunshme. Por kalendari i mëpasëm ka edhe më pak ditë të qeta dhe sigurisht s’ka fare të tilla pa dhunë dhe përleshje. Në fakt, borxhi publik prej 350 miiliardë euro, sipas qeverisë greke, e cila i bie që çdo grek nga të porsalindurit dhe deri tek ata që “po ikin nga kjo botë” të paguajë jo më pak se 300.000 euro, ngjan si një hiperbolizim i theksuar. Një shumë kolosale kjo, edhe thjesht si artikulim.

Ndërkaq, kjo barrë nuk është ndonjë “Big-Bang”, pra një fenomen që ka ardhur në të “miliontën e sekondës”, ose thënë më thjesht në kohën që Papandreu i Ri, erdhi në pushtet, per herë të parë si kryeministër në tetorin e kaluar. Këtij thjesht i ra mbi shpatulla, mbase, ngaqë nuk mban më “varësja” në të cilën ishte lidhur, që prej kohës së Papandreut, (plakut) të vitieve 1980, e gjatë të gjitha variacioneve me dinastinë tjetër Karemanlis, (plaku) – e deri tek Karamanlisi i Ri, me jo pak “gjynahe”mbi shpinë. Çuditërisht, (a mbase jo çuditërisht), por për fat, asnjëherë apo rrallë i kujton ndokush si “mëkatarë”. Ndoshta, “Kali që u zu, shiu lëmën”, thuhet nga anët tona, dhe siç duket edhe në Greqi. Ky duket se është “Skenari, që e lexojmë” këto ditë të reformës dhe papunësisë.

Sindikatat e kanë ngjyrosur me të kuqe gjithë javën në vazhdim, dhe në pothuajse të gjithë qytetet e mëdhenj do të ketë protesta dhe revolta. Po kështu një mbështetje të paekuivok i kanë dhënë edhe organizmat e medias elektronike dhe asaj të shkruar. Ndalimi i pagës së 14 për sektorin publik –shtetëror, dhe shkurtimi deri në masën 30% në sektorin privat, shkurtimi i vendeve të punës në sektorin e administratës publike ka rritur ndjeshëm revoltat masive. Gjithsesi shkurtimet drastike të vendeve të punës në sektorin privat, që do të vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim, sidomos pas marrjes së “Vistos” nga Brukseli këto ditë, e që më tepër do të kapin emigrantët, si grupimi më i ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj ligjeve, dhe pastaj edhe ndaj krizës, nuk besoj se i shton ndonjë gjë të re koloritit të protestave.

Një gjë veçohet më qartë se gjithçka tjetër në këtë “Harakiri” kombëtar. Pakësimi i të ardhurave të nëpunësve të administratës publike, duket se është epiqendra e këtij “cunami” grevash dhe protestash. Është një fakt i vjetër i shqetësimit të Brukselit zyrtar. I publikuar ndoshta që me administratën e qeverisë Simiti e më pas Karemanlis. E që është ditur se ka qenë vetë “thembra e Akilit” për partitë politike që të fitonin zgjedhjet, apo më tej të qeverisnin me mandate të plota…Këmbana që jo vetëm nuk u dëgjuan kurrë, por përkundrazi u injoruan nga qeveritë e mësipërme.

Në një optikë tjetër, ajo që mund të përmblidhet në togfjalëshin “burokracia e administratës”, është vetë suporti i krizës. Është kjo lloj burokracie që në masë të madhe ka bërë në vite “importin e aseteve të krizës”. Ndërsa sot i faturohet, apo i bashkëngjitet si nënfaturë borxhit financiar, krizës globale etj. Ndërkaq, para shoqërisë greke ka vetëm një “rrugë nëpër tunel, pa shumë dritë”, (mbetet veç të urojmë të mos jetë si tuneli i Kalimashit, në fqinjin verior të saj!), dhe pa asnjë alternativë tjetër. Kjo e bën edhe më të përzishme situatën.

Paketa e reformave të qeverisë Papandreu, është rruga e vetme, nëpër të cilën duhet të kalojë ekonomia greke, deri sa të dalë nga gjendja e “Reanimacionit”. Një procedurë që do të marrë me siguri shumë kohë, duke e rritur në këtë mënyrë edhe koston e parashikuar. Rezultatet e “Testimit” që bëri së fundi në dy kryeqytetet më të rëndësishme të BE-së, në Berlin dhe Paris, kryeministri grek, nuk lanë edhe aq shumë vend për optimizëm. Jo pak duket se ky testim tregoi edhe njëherë se në të vërtetë në BE, mungon një strategji e përbashkët Europiane. Edhe pse e gjeti me tepëri mbështetjen politike, nga të dy qendrat më të rëndësishme evropiane. Fakti që paketa e kredisë që mori qeveria greke, nga komuniteti evropian nuk ishte me të njëjtën vlerë kthimi ashtu si edhe për vendet e tjera të “privilegjuara” anëtare me të njëjtin status, nuk besoj se kërkon shumë koment.

E në Greqi, ndërsa e dinë se çfarë po bëhet, ka në të vërtetë dy fronte në të cilat është shpallur “gjendja e luftës”. Partitë politike në opozitë, sidomos Demokracia e Re, nuk mbështesin paketën e masave të qeverisë së majtë, dhe janë shumë kritike të saj, a thua se nuk kanë gisht në mbërritjen e kësaj gjendjeje. Në një front tjetër, sindikatat me një mbështetje të gjerë shoqërore ngulmojnë në greva, protesta dhe demonstrata. Duke fotografuar kështu një Greqi, jo edhe shumë simpatike. Ndërhyrja kirurgjikale e kryeministrit duket se po bëhet pa “anestezi”. Pikërisht kjo e ndërlikon gjithsesi situatën. Ndërkaq, duket se protestat vërtet drejtohen kundër masave drastike të qeverisë, por më së shumti duket se e marrin motivin pikërisht nga mungesa e solidaritetit të komunitetit evropian për greqinë.

A thua të jetë vërtetë kështu?…

Tribuna

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top