Një djalë i ri në Greqi humb jetën në aksident me motor
Fund të dhimbshëm për jetën e një djaloshi të ri shqiptar në Greqi. Ai humbi jetën mbrëmjen e djeshme në orën 21:40 pasi humbi kontrollin e mjetit, raporton noa.al.
Burime zyrtare të policisë lokale në Kardhica, të cilave u referohet korrespondenti i noa.al, bëjnë të ditur se djali 24 vjeçar, emigrant i rregullt shqiptar, gjendej duke përshkuar me motor, rrugën në Sofadho, kur u përfshi në aksidentin tragjik. Djaloshi humbi kontrollin e motorit i cili befas u përmbys duke I shkaktuar plagët vdekjeprurëse. Policia tha se të riut nuk u arrit t’i jepej ndihmë për shkak se gjeti vdekje të shpejtë. Zyrtarisht emri i të ndjerit nuk u konfirmua.
