Nje nisme qe po themelon nje biblioteke –te paren shqiptare ne Greqi
Tre muaj me pare , nje iniciative personale te zonjes Armida Plangarica , me thirrjen #Dhuro_edhe_ti_nje_liber_per_femijet_shqiptare_ne_Greqi iu bashkuan mesues, intelektuale , biznesmene, shkrimtare dhe politikane, duke bere te mundur themelimin ne Athine te fondit te Bibliotekes “Familjet e Medha te Elbasanit”, emer te cilin nismetaria ia dha, ne memorie te gjithe atyre qe hodhen themelet per arsimin kombetar shqiptar 110 vite me pare. Biblioteka e pare shqiptare –ne Athine , mikpritet ne ambientet Federates se Shoqtave Shqiptare ,ku Lidhja e Mesueve Shqiptare te Greqise , nen Drejtimin e Kryetares ,zonjes Anila Kila Velaj zhvillon aktivitetin e saj fisnik, ate te percimit te gjuhes shqipe ne cdo skaj te Greqise . Fondi i bibliotekes perbehet nga libra ne gjuhen shqipe te cilet jane te dhuruar nga Shqiperia dhe Kosova per femijet tane ketu. Menyra me e mire per mesimin dhe kontaktin me gjuhen ,eshte libri. Kjo qe edhe shkendija qe lindi kete iniciative.
Ky fond do te jete i pranishem edhe ne qytete te tjera te Greqise , aty ku shoqatat shqiptare percojne dhe ruajne kulturen, historine dhe gjuhen shqipe.
Pas themelimit te fondit te Athines ,sic na njofton Armida Plangarica, ndalesa e dyte e Bibliotekes se Pare shqiptare ne Greqi do te jete Selaniku,ku tashme jane hedhur themelet per krijimin e nje biblioteke edhe aty ne bashkepunim me shoqaten shqiptare “Progresi “, Organizmin “Grupi i biznesmeneve Greko-Shqiptare”ne Selanik, mesues , intelektuale dhe aktiviste.
Qellimi eshte qe cdo fond bibliotekar qe do te themelohet ,te numuroje ne minimum bazen e 1000 librave ne gjuhen shqipe, te cilet do te jene te disponueshem ne ambjentet e shoqatave shqiptare , per lexim ,por edhe per t’u huazuar me kushtet e huazimit te librave qe permban cdo bibloteke publike funksionale.
Nisma ,nen siglen #Dhuro_edhe_ti_nje_liber_per_femijet_shqiptare_ne_Greqi u be e njohur nepermjet rrjetit social te Facebook-ut dhe eshte aktive cdo dite e me teper .
Promovimi i fondit , i cili ne kete moment numuron rreth 400 libra u be per here te pare me 6 maj ne Athine, ne Seminarin e 12 te mesimit plotesues te gjuhes shqipe, organizuar nga Lidhja e Mesuesve Shqiptare ne Greqi,ku e pranishme qe edhe Ambasadorja e Jashtezakonshme dhe Fuqiplote e Republikes se Shqiperise , zonja Adriana Hobdari.
Themelet e kesaj nisme ,por dhe jeten ,bashke me Armida Plangaricen ,ia dhane donatoret nga Elbasani, Tirana, Kosova , Maqedonia e Veriut dhe Italia si dhe Sponsorat e saj te cilet do te jene gjithmone prezente si pjese e pandare e saj dhe me konkretisht :
Kompania”Top –Lines” dhe Presidenti i saj zoti Artur Bibe, i cili siguron transportin e librava nga te gjitha pikat e Shqiperise drejt Greqise, si dhe disponon zyrat e veta ne cdo pike te Shqiperise per grumbullimin e librave te dhuruar.
Hotel”Real-Scampis” ne Elbasan me Presidente dhe Menaxhere ciftin Edmond dhe Merita Stafa, te cilet disponojne ambjentet e hotelit per grumbullimin e librave te dhuruar nga qytetaret e Elbasanit.
Dyqani i luleve”Susan” ” ne Elbasan , me pronare zonjat Suzan Mborja dhe Mirela Kina, te cilat disponojne ambjentet e biznesit per grumbullimin e librave te dhuruar nga qytetaret e Elbasanit.
Zyra arsimore “H&D Consultancy” me Presidente ciftin Hektor dhe Diamanda Ciftja ,te cilet disponojne ambjentet e zyres per grumbullimin e librave te dhuruar nga qytetaret e Elbasanit”.
“Grupi i Biznesmeneve Greko-Shqiptare” me president zotin Arjan Gusho ,icili ka financuar me mobilje te bibliotekes.
Nje falenderim te madh per: Mina dhe Nikoleta Kallajxhiun, poetet Alfred Molloholli , Bledi Trebicka, Anila Caci, Spiro Skenderi ,Donika Paci ,Evis Kushin deputete e PS Elbasan, Keshillin Rinor te Elbasanit , te sensibilizuar nga zonja Natasha Shuteriqi Porocani, Helga Kongolin, Edri Stafen ,Roland Cerepin ,Bashkine e Elbasanit, autoren dhe didakten Alemsha Hoxha ,Yllka Graden ,shkrimtaren Irma Kurti ,mesueset Majlinda Sula dhe Aleksandra Dule Hysensani, bashkëshorten dhe vajzen e profesorit të njohur të ndjerit Ali Shashaj, botuesen Loreta Jolldashi ,Aina Hotin, Amarda Ekmekciu Hotin ,Sekretarin Shkencor te Institutit Albanologjik te Prishtines Prof.Dr Lulëzim Lajçin, Etnologun – Këshilltar Muzeologjie ne Muzeun e Kosovës z. Mumin Z. Shutaj ,Ardian Pazaharin, kompanine” Tirana Metropolitan”, Sevdail Demirin –punonjes shkencor i Insitutit te Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ,Rexhep Shahun botues dhe pronar i Shtepi Botuese Klubi i Poezisë Tiranë , zonjen Pranvera Bardhi mesuese dhe shkrimtare , ciftin Filip dhe Eleonora Marto Xuxi ,biznesmenin Thodhori Miho , Biblioteken”Qemal Baholli”Elbasan dhe drejtoreshen e saj zonjen Aida Gashi ,te gjithe donatore te cilet bene te mundur te kemi Biblioteken tone te Pare ne Greqi ,me libra te shkruajtur ne gjuhen shqipe .
