Shqip

Nisma Dhuro dhe ti një libër për fëmijët shqiptarë në Greqi

Nje nisme qe po themelon nje biblioteke –te paren shqiptare ne Greqi

Tre muaj me pare , nje iniciative personale  te zonjes Armida Plangarica , me thirrjen #Dhuro_edhe_ti_nje_liber_per_femijet_shqiptare_ne_Greqi  iu bashkuan  mesues, intelektuale , biznesmene, shkrimtare  dhe politikane, duke bere  te mundur themelimin  ne Athine te fondit te Bibliotekes “Familjet e Medha te Elbasanit”, emer te cilin nismetaria ia dha, ne memorie te gjithe atyre qe hodhen themelet per arsimin kombetar shqiptar 110 vite me pare.  Biblioteka  e pare  shqiptare –ne Athine ,  mikpritet ne  ambientet Federates se Shoqtave Shqiptare ,ku  Lidhja e Mesueve Shqiptare  te Greqise , nen Drejtimin e Kryetares ,zonjes Anila Kila Velaj  zhvillon aktivitetin e saj fisnik, ate te percimit te gjuhes shqipe ne cdo skaj te Greqise . Fondi  i bibliotekes perbehet nga libra ne gjuhen shqipe te cilet jane te dhuruar nga Shqiperia  dhe Kosova per femijet tane ketu. Menyra me e mire per mesimin dhe kontaktin me gjuhen ,eshte libri. Kjo qe edhe shkendija qe lindi kete iniciative.

Ky fond do te jete i pranishem edhe ne qytete te tjera te Greqise , aty ku shoqatat shqiptare percojne  dhe ruajne kulturen, historine dhe gjuhen shqipe.

Pas themelimit te fondit te Athines ,sic na njofton Armida Plangarica, ndalesa  e dyte e Bibliotekes se Pare shqiptare ne Greqi  do te jete Selaniku,ku tashme jane hedhur themelet per krijimin e nje biblioteke edhe aty  ne bashkepunim me shoqaten shqiptare “Progresi “, Organizmin “Grupi i biznesmeneve  Greko-Shqiptare”ne Selanik, mesues , intelektuale dhe aktiviste.

Qellimi eshte qe cdo fond bibliotekar qe do te themelohet ,te numuroje ne  minimum bazen e 1000 librave ne gjuhen shqipe, te cilet do te jene te disponueshem ne ambjentet e shoqatave shqiptare , per lexim ,por edhe per t’u huazuar me  kushtet e huazimit te librave qe permban cdo bibloteke publike funksionale.

Nisma ,nen siglen  #Dhuro_edhe_ti_nje_liber_per_femijet_shqiptare_ne_Greqi u be e njohur nepermjet rrjetit social te Facebook-ut dhe eshte aktive cdo dite  e me teper .

Promovimi i fondit , i cili ne kete moment numuron rreth 400 libra u be per here te pare me 6 maj ne Athine, ne Seminarin e 12 te mesimit plotesues  te gjuhes shqipe, organizuar nga Lidhja e Mesuesve Shqiptare ne Greqi,ku e pranishme qe edhe Ambasadorja e Jashtezakonshme dhe Fuqiplote e Republikes se Shqiperise , zonja Adriana Hobdari.

Themelet e kesaj nisme ,por dhe jeten  ,bashke me Armida Plangaricen ,ia dhane donatoret nga Elbasani, Tirana, Kosova , Maqedonia e Veriut dhe Italia si dhe  Sponsorat e saj te cilet do te jene gjithmone prezente si pjese e pandare e saj dhe me konkretisht :

Kompania”Top –Lines” dhe Presidenti i saj zoti Artur Bibe, i cili siguron transportin e librava nga te gjitha pikat e Shqiperise drejt Greqise, si dhe disponon zyrat e veta ne cdo pike te Shqiperise per grumbullimin e librave te dhuruar.

Hotel”Real-Scampis” ne Elbasan me Presidente dhe Menaxhere ciftin Edmond dhe Merita Stafa, te cilet disponojne ambjentet e hotelit per grumbullimin e librave te dhuruar nga qytetaret e Elbasanit.

Dyqani i luleve”Susan” ” ne Elbasan , me pronare zonjat Suzan Mborja dhe Mirela Kina, te cilat disponojne ambjentet e biznesit per grumbullimin e librave te dhuruar nga qytetaret e Elbasanit.

Zyra arsimore “H&D Consultancy” me Presidente ciftin Hektor dhe Diamanda Ciftja ,te cilet  disponojne ambjentet e zyres  per grumbullimin e librave te dhuruar nga qytetaret e Elbasanit”.

“Grupi i Biznesmeneve Greko-Shqiptare” me president zotin Arjan Gusho ,icili ka financuar me mobilje te bibliotekes.

Nje falenderim te madh per: Mina dhe Nikoleta Kallajxhiun,  poetet Alfred Molloholli , Bledi Trebicka, Anila Caci, Spiro Skenderi ,Donika Paci  ,Evis Kushin deputete e PS Elbasan, Keshillin Rinor te Elbasanit , te sensibilizuar nga zonja Natasha Shuteriqi Porocani, Helga Kongolin, Edri Stafen ,Roland Cerepin ,Bashkine e  Elbasanit,  autoren dhe didakten Alemsha Hoxha ,Yllka Graden ,shkrimtaren Irma Kurti ,mesueset Majlinda Sula dhe Aleksandra Dule Hysensani,  bashkëshorten dhe vajzen e profesorit të njohur të ndjerit Ali Shashaj, botuesen Loreta Jolldashi ,Aina Hotin, Amarda Ekmekciu Hotin ,Sekretarin Shkencor te Institutit Albanologjik te Prishtines Prof.Dr  Lulëzim Lajçin, Etnologun – Këshilltar Muzeologjie ne Muzeun e Kosovës z. Mumin Z. Shutaj ,Ardian Pazaharin, kompanine” Tirana Metropolitan”,  Sevdail Demirin –punonjes shkencor i Insitutit  te Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ,Rexhep Shahun botues dhe pronar i  Shtepi Botuese Klubi i Poezisë Tiranë ,  zonjen Pranvera Bardhi  mesuese dhe shkrimtare , ciftin Filip dhe Eleonora Marto Xuxi ,biznesmenin Thodhori Miho , Biblioteken”Qemal Baholli”Elbasan  dhe drejtoreshen e saj zonjen Aida Gashi ,te gjithe donatore te cilet bene te mundur te kemi Biblioteken tone te Pare ne Greqi ,me libra te shkruajtur ne gjuhen shqipe .

 

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close