Nis sot aplikimi për Lotarinë Amerikane, për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë dëshirë të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 nis të mërkurën, më 1 tetor 2014 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”, sqaron ambasada amerikane.
Në orën e Greqisë aplikimet fillojnë në orën 19.00
Për të gjithë ata që banojnë në Athinë dhe në përgjithësi në rrethin e Atikës, i njoftojmë se mund të paraqiten tek zyrat tona për të aplikuar duke patur me vete të gjitha dokumentet e nevojshme.
Gjatë muajit Tetor jeni të mirëpritur çdo ditë nga ora 10:00 – 20:30
VINI RE: Është e nevojshme të mbyllni takim paraprakisht në telefonë tek 6979489060 dhe 6987419091 për të aplikuar
Adresa: Marinou Geroulanou 18 (Μαρίνου Γερουλάνου 18, Αθήνα Πανόρμου ), Panormou , Athinë, Greqi.(Afër stacionit të metrosë në Panormou) Klikoni këtu për të parë hartën Llotaria e Vizave Amerikane 2014 APLIKO TANI! (1 Tetor – 3 Nëntor)
Cilët kaë të dretjë të Aplikojnë
Për të lexuar se cilët persona kanë të drejtë të aplikojnë klikoni këtu Kushtet e aplikimit për Llotarinë Amerikane
Proçedura
Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta të pranueshmërisë¸ në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë.
Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë¸ nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.
Për Lotarinë DV-2016, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam.
Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm”, sqarohet në udhëzimin e ambasadës
