Shqip

Nikoliq: «Nuk do nënshkroja referendumin për Pavarësinë e Kosovës»

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili kohëve të fundit ka paralajmëruar përgatitjen e një plani për Kosovën, ka thënë se, në fund do të duhej të vendosej me referendum nëse Serbia do të njohë apo jo pavarësinë e Kosovës.

Nikoliq në një intervistë në TV Pink, ka thënë se qytetarët duhet të vendosin me referendum për Kosovën, por nëse ata do t’i thonin PO shtetit të Kosovës, ai ka thënë se këtë nuk do ta nënshkruante, dhe se do të largohej nga posti që mbanë, transmeton lajmi.net.    “Referendumi duhet të jetë ajo që njerëzit të vendosin, se si duhet të jetë.  Nëse njerëzit më thonë për të nënshkruar pavarësinë e Kosovës, unë do ta kisha lënë zyrën në të cilën gjendem tani”, ka thënë ai.

 

 

Marë nga: http://lajmi.net/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top