ΕΚΔΗΛΩΣΕΙΣ

Nga Albanian Beach party…në Albanian Summer Party..nuk mposhtemi…

E shtunë 1 Qershor… ora 19.00…

E shtunë 1 Qershor… ora 19.00…

Përgatitja  gati një mujore dukej se po shkonte dëm…të gjithë ishim përgatitur shpirtërisht për Albanian Beach Party 2013…i pari për sezonin veror 2013. Por nuk ishte e thënë që të bëhej. Ftohja e papritur e kohës me temperatur nën 18 gradë, dhe shiu që filloj orët e para të mbasdites na detyruan të anullojmë këtë aktivitet kaq të pritur…

 

Por kërkesa që të zhvillohej një mbrëmje nga shokët dhe miqtë tanë edhe pse koha ishte e keqe na vuri në levizje…duhej organizuar diçka…ora tashmë kishte shkuar 20.00…kishim vetëm dy orë kohë për të riorganizuar mbrëmjen si dhe për të informuar të gjithë miqtë për ndryshimin e planit..Por gjëja e parë që duhej bërë ishte të gjehej emri i ri i partit…Ta quajmë Summer party..na propozoi një miku jonë…nga Albanian Beach Party…aktiviteti u quajt Albanian Summer Party.

Dhe kështu filloi një përpjekje shumë e madhe për të organizuar partyn nga fillimi. Salla u gjet, ishte salla Orfeas, e cila tashmë është bërë “Steki” për ne, me mbi 10 mbrëmje dhe party të organizuara aty!

Në orën 23.00 çdo gjë ishte gati. Miqtë e parë filluan të vijnë dhe gradualisht salla u mbush plot.

Miqt tanë, fansat e rinisë shqiptare në Greqi shumë shpejt krijuan një atmosferë magjike, një atmosferë fantastike që me të vërtetë na impresionoi. Na la ” me gojë hapur” si ne organizatorëve dhe përgjegjësëve grek të sallës të cilët nuk i besonin syve se si u arrit mbrënda një periudhe kaq të shkurtër, brënda vetëm 2 orëve, të krijohet ajo atmosferë magjike.

Ajo që është pak e njohur është se me këtë party rinia shqiptare në Greqi, komuniteti online që kaq vite po përpiqemi të krijojmë ne stafi i albanians.gr, pati dhe një sukses tjetër akoma më të madhë. Atë ditë në mbëmje përveç shqiptarëve ndodheshin në sallë dhe qytetarë grek por dhe të huaj nga kombësi të tjera (përfaqësues të disa komuniteteve emigrantësh në Greqi) të cilët mbetën shumë të impresionuar nga rinia shqiptare, nga mënyra se si dëfrehen, nga gjallëria që kishin, nga qejfi i pafund. Siç na thanë , atë natë krijuan një imazh tjetër për shqiptarët.. Për në kjo mbase është një nga sukseset më të mëdha të asaj nate.

Nuk na mbetet gjë vetëm të falenderojmë të gjithë pjesmarrësit, të rinjt dhe të rejat, miqtë tanë që na nderuan me pjesmarrjen në Albanian Summer Party..Për gjithë atë natë magjike që krijuat. Shumë shpejt do të mbildhemi sërisht…më 22 qershor në Albanian Beach Party..që shpresojmë që koha mos të na i prishi planet dhe kësaj here 😀

Disa foto nga ALBANIAN SUMMER PARTY do i shikoni më poshtë. Për më shumë foto mund të vizitoni grupin tonë në facebook RINIA SHQIPTARE NË GREQI /www.facebook.com/albanikineolaia

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top