Një shpërthim ka ndodhur në New York, Manhatan, i cili ka rrëzuar një ndërtesë dhe ka dëmtuar ndërtesën ngjitur me të. Deri më tani janë identifikuar 15 të plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
“Dy ndërtesa janë rrëzuar. Shpresoj që të mos ketë njeri atje. Aty ka veç rrënoja,”- citon CNN të ketë thënë një punonjës në një market aty afër.
Dyshohet se ndërtesat janë përfshirë nga zjarri për shkak të një shpërthimi të fuqishëm. Metroja e cila kalon afër kësaj zone është bllokuar.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 09:00 me orën lokale të New York-ut në SHBA.
Mediat lokale dhe policia bëjnë të ditur se i janë përgjigjur thirrjes për një shpërthim të mundshëm. Zona ku ndodhet ndërtesa lokalizohet në Harlem, mes rrugëve 114 dhe 117 në Manhatan.
BURIMI www.shqiptarja.com
