Shqip

Neonazistët Francez nuk duan Shqipërinë në BE

Senatori Michel Berson, kryetar i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Francë-Shqipëri në Senatin e Francës dënoi propozimin e depozituar nga tre deputetë europianë francezë anëtarë të Frontit Nacional, për të kërkuar ndaljen e negociatave për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në seancën e fundit plenare të janarit në Parlamentin Europianë, tre deputetë francezë të Frontit Nacional depozituan një projekt-rezolutë, e cila kërkon ndalimin e e menjëhershëm të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Senatori Michel Berson thekson se “Pozicioni antishqiptar i Frontit Nacional të kryesuar nga Le Pen është i papranueshëm dhe i dëmshëm”.

Deklarata e Senatorit francez Michel Berson është përshëndetur edhe nga Kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Francë në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja Mimoza Hafizi.

Në deklaratën e tij, mes tjerash, senatori Berson thekson :
“ Propozimi i një rezolute europiane, i depozituar nga tre deputetë europianë francezë anëtarë të Frontit Nacional, për të kërkuar ndaljen e negociatave për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është sa i papranueshëm aq dhe i dëmshëm.

Ky propozim vjen ndërsa Shqipëria sapo ka fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian gjatë Këshillit europian të 26 dhe 27 qershorit 2014, me mbështetjen e Francës.

Duhet të kujtojmë se vullneti për integrim europian i Shqipërisë ka marrë mbështetjen e Francës, siç ia ka nënvizuar Presidenti i Republikës, François Hollande, Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë takimit të tyre në qershor 2014, në Pallatin Elysée, duke konfirmuar kështu fjalën që kishte mbajtur në Samitin e kryetarëve të Shteteve të rajonit në Brdo në qershor 2013.

Marrja e statusit “Vend kandidat në Bashkimin Europian” merr në konsideratë përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur pa u ndalur reformat e thella, me qëllim konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar në vend.

Kjo njohje europiane e siguron Shqipërinë në rrugën e konsolidimit demokratik në të cilën është angazhuar dhe forcon autoritetin e saj, veçanërisht në planin ndërkombëtar, nisur nga roli themelor që ajo luan në stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Shqipëria është vend frankofon dhe frankofil. Së bashku me Francën, ajo po bën gjithçka për progresin e mirëkuptimit mes popujve francez dhe shqiptar dhe për të inkurajuar shkëmbimet mes dy vendeve, sa në domenin politik e kulturor, aq dhe në planin ekonomik.”

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=270190#sthash.Yn7XcP7e.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top