Greqi. “Nënshtetësia nuk është e drejtë e asnjërit. Dhënja e nënshtetësisë është në dorë të shtetit, dhe jepet tek njerëzit që përmbushin kushtet” u shpreh zëvëndësministrit të brendëshëm i Greqisë Haralampos Athanasiu në një konference shtypi që u dha para pak ditësh. Sipas zotit Athanasiu ligji i ri për dhënjen e nënshtetësisë greke tek emigrantët do përputhet plotësisht me Kushtetutën Greke.
Zvministri foli dhe për çështjen e dhënjes të nënshtetësis greke tek fëmijët që lindin në Greqi. Dhe një herë Athanasiu deklaroj se parashikimi i ligjit 38/38 që thoshte se çdo fëmijë që lind në Greqi merr automatikisht nënshtetësinë, do hiqet, dhe se ishte i vetmi ligj në Bashkimin Europian që parashikonte diçka të tillë. Përkundrazi zoti Athanasiu deklaroj se një nga kriteret vendimtare në dhënjen e nënshtetësisë greke tek fëmijët do jetë shkollimi 9 vjeçarë. Nuk mjafton vetëm të lindësh në Greqi por duhet edhe arsimi.
Duke ju përgjigjur kritikave të gazetarëve se ligji i ri është shumë i rreptë, zvministri deklaroj se fëmijët e emigrantëve që lindin në Greqi nuk do të jenë në mëshirë të fatit. Ata edhe pse me leje qëndrimi, deri në moshën 18 vjeç që do vendosin kë nënshtetësi duan atë të prindërve apo atë greke, do kenë të njëjtat të drejta me fëmijët grek në arsim dhe sistemin shëndetësore, u shpreh zoti Athanasiu.
albanians.gr
