Shqip

Nënshtetësia greke, 5 ndryshimet që prekin emigrantët shqiptarë

Nënshtetësia greke, 5 ndryshimet që do të prekin emigrantët shqiptarë

Ligjit i  ri për nënshtetësinë  greke  ( Ligji 4604/2019 mbi proçedura e natyralizimit-politografisi)  tashmë është votuar në parlamentin grek dhe është publikuar në fletoren zyrtare. Tashmë e vetmja gjë që presim është të filloj zbatimi i ligjit dhe i ndryshimeve që parashikohen . Në këtë ligj parashikohen ndryshime rrënjësore për proçedurën, disa nga të cilat lehtësojnë proçedurën, disa të tjera (sipas mendimin tonë )vështirsojnë jashtëzakonisht shumë jetën e emigrantëve.

Cilat janë 5 ndryshimet më të rëndësishme të këtij ligji që prekin emigrantët shqiptarë

1 Ulet kuata që paguhet (paravolo)

Deri më sot një emigrant që dorëzonte dokumentacionin e duhur për proçedurën e natyralizimit (politografisi) paguante 700 euro.

Çfar ndryshon: Me ligjin e ri kjo kuotë shkon tek 550 euro

Çfar shtohet: Në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bej kërkesë për rishikim të dosjes, do paguaj  100 euro paravolo, ndërkohë sot është falas.

2 Ndërron komplet mënyra e dhënjes së intervistës

Deri më sot intervista në proçedurën e natyralizimit (politografisi) jepej përpara një komisioni i përbër prej 3 vetash. Pyetjet që bëheshin ishin të nxjerra nga një libër të cilin e gjeje në faqen zyrtare të ministrisë së brendëshme. Komisioni bënte pyetje nga libri, ose dhe pyetje të përgjithëshme. Ishte në dorë të komisionit sa pyetje do të marri të sakta për të të dhënë nënshtetësinë. Intervista ishte komplet me gojë ku merrej parasysh njohja e gjuhës historisë, gjeografisë dhe kulturës greke

Çfar ndryshon: Intervista për proçedurën e  natyralizimit do të ketë 30 pyetje të përzgjedhura ne mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Për të kaluar testin duhet që emigranti ti përgjigjet saktë 20 pyetjeve. Niveli i njohurisë së gjuhës greke duhet të jetë në nivelin B1

Çfar shtohet:

  • Për aplikantët e nënshtetësisë greke do të shtohet edhe provimi i greqishtes me shkrim. Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A2.
  • Nuk do të japin provim aplikantët që kanë kryer 3 vite shkollë (gjimnaz ose likio) në Greqi ose kanë certifikatë të njohjes së gjuhës greke të kategorisë B1 me gojë dhe A2 me shkrim.
  • Minoritarët nuk kalojnë në provime të gjuhës.

3. Lehtësime për personat mbi 65 vjeç dhe atyre me aftësi të kufizuara 

Deri më sot personat mbi 65 vjeç dhe ata me aftësi të kufizuara intervistën e jepnin si gjithë grupet e tjera të emigrantëve pa u bërë asnjë dallim mbi veçantëritë e këtyre dy kategorive.

  • Çfar ndryshon: Moshat mbi 65 vjeç do japin vetëm provim me gojë ku do testohen njohurite e tyre në gjuhën greke në nivelin A2
  • Çfar ndryshon: Personat me aftësi të kufizuar mbi 67% nuk do të japin provim, por vetëm do paraqiten para komisionit.

4. Smund të largohesh nga Greqia mbi 18 muaj

Ligji i ri parashikon se në rast se aplikanti është transferuar jashtë Greqisë në një periudhë kohore mbi 18 muaj nga momenti i aplikimit, për arsye të ndryshme (studime, punë), atëherë ndërprehet totalisht proçedura derisa të ktheht personi në Greqi. Ky përbën një apsurditet të madh të ligjit sepse bie ndesh me të drejtën e pamohushme të emigrantëve për qarkullim dhe punësim të lirë brënda Bashkimit Europian. Me ketë paragraf shteti grek edhe pse i jep një emigranti të drejtën të punojn në BE , me lejen e qëndrimit europiane (epi makron) e mban peng atë në Greqi derisa të shqyrtohet dosja e nënshtetësisë së tij, që siç dihet në Greqi nën minimalisht 4 vjet.

5 Ndryshojnë drejtoritë, ulet koha e pritjes 

Tani përgjegjëse për ngritjen e komisioneve, intervistën, shqyrtimin e dosjes dhe dhënjes e nënshtetësisë janë Drejtoritë e Decentralizuara. Përafërsisht nga momenti që aplikon deri në marrjen e nënshtetësisë kohëzgjatja është nga 4 me 5 vite.

Çfar ndryshon: Krijohen Drejtoritë Rajonale të nënshtetësisë. Me këtë ndryshim pritet të reduktohet koha e pritjes rreth 9 muaj. Pra me ndryshimet që parashikohen në ligjin e ri  nga momenti që aplikon deri në marrjen e nënshtetësisë kohëzgjatja do të jetë  rreth 2 vjet e 8 muaj me 3 vjet

 

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close