Shqip

Nënshtetësia e fëmijëve të emigrantëve. Cilët kategori përfitojnë

Ligji 4332 që më 9 Korrik është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe përbën ligj të shtetit Grek. Në këtë ligjë përveç ndryshimeve në kodin e nënshtetësisë-kombësisë, për fëmijët e gjeneratës së dytë të emigrantëve, parashikohen edhe disa ndyrshime të Ligjit 4251 -Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social.

PËR MË SHUMË LAJME BËNI KLIK NË FAQEN TONË NË FACEBOOK 

Të drejtën për të përfituar nënshtetësinë greke e kanë këto kategori të brezit të dytë

Kategoria e parë

Fëmijë i huaj i cili lindet në Greqi

Fëmijë i huaj i cili lindet në Greqi themelon të drejtën e përfitimit të nënshtetësisë greke me keto kushte:
a. rregjistrimin e tij në klasës e parë të shkollës fillore dhe vazhdimin e saj ne momentin e dorëzimit të kërkesës.
b. qëndrim i ligjshëm dhe pashkeputje në Greqi të njërit prej prindërve të paktën për 5 vjet para lindjes të fëmijës. N.q.s femija lind para plotësimit të 5 vjeçarit atëherë e drejta e përfitimit të nënshtetësisë greke themelohet me plotësimin e qëndrimit të ligjshëm dhe të vazhdueshëm prej 10 vjetësh tëprindit.
c. qëndrimi i ligjshëm i të dy prindërve dhe disponimi të paktën prej njërit në kohën e dorëzimit të kërkesës të njërës prej lejeve të qëndrimi si më poshtë:
• leje qëndrimi afatgjatë ( επί μακρόν διαμένοντος)
• lleje qëndrimi 10 vjeçare
• leje qëndrimi pa kufi
• leje qëndrimi e brezit të dytë
• karte identiteti homogjeni
• leje qëndrimi si pjesetar familjeje qytetari grek ose të BE.

Kërkesa për këtë kategori dorëzohet nga prindërit e fëmijës në drejtoritë e deçentralizuara. Nëse kërkesa për përfitimin e nënshtetësise greke nuk dorëzohet prej të dy prinderve ose nga i huaji minoren, dhe ai vazhdon të qëndrojë në mënyre të ligjëshme dhe definitive në Greqi, atëherë mund të dorëzoje këkrkesën personalisht deri në plotësimin e moshësh 21 vjeç.

Për dorëzimin e kërkesës parashikohet paravolo 100 euro.

Kategoria e dytë

Përfitimi i nënshtetësisë me përfundimin  e arsimit të mesëm-Arsimit të Lartë

Fëmije i huaj i cili banon në mënyrë të ligjëshme dhe definitive në Greqi themelon të drejtën e përfitimit të nënshtetësise greke për arsye të studimit në shkollë greke n.q.s kryen me sukses ose 9 klasë total ose 6 klasë të arsimit te shkallës së dytë (δευτεροβάθμια εκπαίδευση, gjimnas +lice).

Fëmije i huaj themelon të drejtën e përfitimit të nënshtetësise greke , nëse është diplomuar nga universitetet greke (AEI ose TEI) dhe ka përfunduar me sukses shkollën e mesme.

Kërkesa për marjen e nënshtetësisë dorezohet brenda 3 viteve nga data e diplomimit nga universiteti.
Vini re:  Në rastin kur kushtet për perfitimin e nënshtetsise greke të kategorise të dytë plotësohen pasi i huaji ka mbushur moshën 18 vjeç dhe maksimumi deri në moshën 23 atëhere ai nese vazhdon të jetojë i ligjshëm ka afat për dorëzimin e kërkesës 3 vjet nga plotësimi i kushteve
Vini re: Kërkesat e dorëzuara me ligjin  3838/2010 (ligji “Ragusi”) projektligji i ri parashikon që ato do të rishqyrtohen automatikisht,  por me kusht që të plotësojnë të gjitha kriteret që ligji i ri parashikon në momentin që hyn në fuqi. Për keto kërkesa nuk paguhet paravolo dhe kanë prioritet në shqyrtim.

Vini re: Të gjithë ata te huaj të cilët sot plotësojnë kushtet e kategorise së dytë, pavarësisht se sa vite kanë kaluar dhe pavaresisht nga mosha qe janë sot, kanë afat 3 vjet nga hyrja ne fuqi e ligjit për të dorëzuar kërkesë për marjen e nënshtetësise greke.

 

Për të gjithë ata që duan të lexojnë këtë artikull në gjuhën greke të klikojnë këtu

Ιθαγένεια για τα παιδιά δεύτερης γενιάς μεταναστών. Κατηγορίες

Për të gjithë ata që duan të lexojnë të gjithë ligjin të klikojnë këtu

Ν. 433215 ΦΕΚ Α 76

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top