ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Nënshtetësi për të gjithë shqiptarët

Qeveria shqiptare miratoi vendimin për

Qeveria shqiptare miratoi vendimin për procedurat e njohjes dhe fitimit të nënshtetësisë shqiptare për të gjithë personat me origjinë shqiptare që jetojnë në hapësirën “Schengen” apo në shtete me të cilat “Schengen” ka marrëveshje të lëvizjes së lirë.

 

Kryeministri Berisha kërkoi mirëkuptimin e shtetasve të Kosovës, të cilët nuk përfshihen në këtë vendim pasi siç u shpreh ai, është në interesin e tyre që problemi i vizave të zgjidhet të respekt të udhërrëfyesit të Brukselit për liberalizimin e vizave.

 

“Përfitojnë të gjithë shqiptarët në të gjitha vendet e tjera, përveç atyre të Kosovës. Ata do të lëndohen, por unë kërkoj mirëkuptimin e tyre sepse është interesi i tyre jetik që problemin e vizave me BE ta zgjidhë në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli i ka dorëzuar autoritetit të Kosovës për liberalizimin e vizave. Respektimi i këtij procesi është interesi më i mirë i çdo shqiptari në Kosovë.. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli ai që vendos për lëvizjen e lirë të të gjithë shtetasve. Të gjithë të tjerët që gjenden në hapësirën “Schengen” dhe në vende ku “Schengen” ka marrëdhënie të liberalizimit të vizave mund të aplikojnë”, deklaroi kryeministri Berisha.

 

Nga ky vendim nuk përfitojnë as diaspora e vjetër, siç janë arvanitasit apo arbëreshët. Por, sipas Berishes ky është një proces në vazhdim.

 

burimi www.top-channel.tv

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top