ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Nënshkruhet Plani i Bashkëpunimit Shqipëri-Greqi

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti sot në një takim të veçantë Fotini Gjenimata, ministre plotësuese e Mbrojtjes së Republikës së Greqisë, e cila ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

Gjatë takimit ministrja Kodheli e njohu Gjenimata-n me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe me hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për plotësimin e reformave jetike për mbrojtjen. Ndërsa ministrja Gjenimata, shprehu vullnetin e qeverisë greke që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë të jenë shkëlqyera.

Po ashtu, të dyja ministret u shprehën vullnetin e mirë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat ndërmjet dy vendeve, duke vënë theksin tek rëndësia e veçantë në sektorin e mbrojtjes.

Në fund të takimit mes dy homologeve u nënshkrua Plani i Bashkëpunimit Shqipëri-Greqi në fushën e Mbrojtjes për vitin 2014. Po dje, ministrja Gjenimata pati një takim edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo

BURIMI www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top