Shqip

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian shtyhen për në qershor të vitit 2019

Shtetet anëtare të BE-së kanë përcaktuar tashmë udhërrëfyesin drejt hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019, gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Marrëdhënieve të Përgjithshme, që merret me përgatitjet e takimeve të Këshillit Europian.

Për Shqipërinë theksohet se nevojitet më shumë progres me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kërkohet progres në reformat kyçe, sikurse edhe rezultate në luftën kundër korrupsionit, sikurse edhe ruajtja e thellimi i këtij momenti kyç të reformave aktuale.

Perspektiva e qartë drejt së ardhmes europiane është dhe mbetet një prej prioriteteve të presidencës bullgare të BE-së.

ΠΗΓΗ http://top-channel.tv/2018/06/26/negociatat-shtyhen-per-ne-qershor-te-vitit-2019/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top