Shqip

Në diskutim publik projektligji për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve

Ministria e Brendshme e Greqisë nxorri dje për diskutim publik, projektligjin për nënshtetësinë greke për fëmijët e emigrantëve.

PËR MË SHUMË INFORMACIONE DHE LAJMI KLIKONI NË FAQEN TONË NË FACEBOOK

Një nga ndryshimet themelore të këtij projektligji është se parashikon që të drejtë për nënshtetësinë greke kanë të gjithë fëmijët që janë lindur në Greqi dhe janë regjistruar në klasën e parë fillore, si dhe vazhdojnë të jenë në shkollë gjatë kohës që do aplikojnë për nënshtetësi. Gjithashtu njëri nga prindërit e dy fëmijëve duhet të jetoj në mënyrë të ligjëshme pesë vite para lindjes të fëmijës.

Ligji i mëparshëm 3838 i Ragusit, parashikonte nënshtetësi për fëmijët e emigrantëve që nga lindja, me kushtin që të dy prindërit të jetonin në mënyrë të ligjëshme të paktën 5 vite në Greqi, projektligji i ri parashikon që fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi, nënshtetësia tu jepet mbasi të kenë mbushur 6 vjeç.

Sipas burimve të ministrisë së brendëshme, qëllimi i këtij ndryshimi është që fëmijët të marrin nënshtetësinë greke, në moshën e vogël sepse kështu është e mundur të krijojnë identitet kombëtar dhe social.

Gjithashtu në projektligjit të ri, të drejtë për nënshtetësinë greke kanë dhe të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë bërë të paktën nëntë vite shkollë në Greqi, ose kanë bërë 6 vite të shkollës së mesme (gjimnaz dhe lice sipas sistemit arsimor grek), ose kanë dipllomë liceu dhe universiteti,

Projektligji do qëndroj për diskutim publik deri më 25 Maj

Projektligjin mund ta gjeni në adresën e mëposhtëme

ΤΡΟΠΟΠΟΙΗΣΗ ΚΩΔΙΚΑ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΙΘΑΓΕΝΕΙΑΣ ΚΑΙ ΑΛΛΕΣ ΔΙΑΤΑΞΕΙΣ

 

[maxbutton id=”2″]

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top