ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Në çdo 2 minuta një i huaj merr pasaportën në Britani

Londër, – Sipas të dhënave zyrtare në Britani mësohet që nga viti 2000 e deri më sot nga shteti britanik u

Londër, – Sipas të dhënave zyrtare në Britani mësohet që nga viti 2000 e deri më sot nga shteti britanik u

është dhënë shtetësia dhe pasaporta britanike më shumë se 2 milionë të huajve dhe emigrantëve. Sipas këtyre shifrave i bie që një i huaj ose emigrant është bërë shtetas britanike në çdo 2 minuta e gjysmë, çka përbën ritmin më të lartë të dhënies së shtetësisë në historinë e këtij vendi.

 

 

Me marrjen e shtetësisë britanike, shtetasit e rinj trajtohen si çdo vendas dhe kanë të njëjtin akces për ndihmat sociale për strehimin apo në tregun e punës.

 

Sir Andrew Green, kryetari i organizatës “Migrationëatch” thotë se afro 4 milionë emigrantë të huaj kanë mbërritur në Britani që nga vitit 1998 dhe gjysma e tyre tashmë janë bërë shtetas britanikë, transmeton TCH.

 

Këto shifra të Ministrisë së Brendshme, “Home Office”,  publikohen në një kohë kur konservatorët  po hasin vështirësi për vënien nën kontroll të luftës kundër emigracionit.

 

Nga këto shifra zyrtare kërkesat për shtetësi po miratohen më shpejt se në kulmin e politikës së dyerve të hapura të ish-qeverisë laburiste.

 

Ka tre mundësi për marrjen e shtetësisë në Britani. E para në bazë të kohës së qëndrimit, ku pas qëndrimit 5-vjeçar merr lejen e përhershme të qendrimit dhe pas një viti aplikon për shtetësinë. E dyta përmes martesës me një shtetas britanik dhe e treta duke qenë fëmijë i një shtetasi britanik. Vetëm vitin e kaluar pati një rritje prej 14 përqindësh të dhënies së shtetësisë.

 

Ndërkohë Ministria e Brendshme thotë se “shtetësia britanike është privilegj dhe jo e drejtë. Ne po forcojmë kërkesat për mësimin e gjuhës, për natyralizmin dhe lejen e përhershme  dhe shifrat e fundit tregojnë se kërkesat për shtetësi po bien. Emigracioni është në nivelin më të ulët”.

 

Në mesin e atyre që kanë fituar dhe po fitojnë shtetësinë janë edhe shumë shqiptarë që plotësojnë kriteret.

http://www.koha.net

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top