Shqip

Ndryshon mënyra e mbylljes së takimit për të marrë lejen e qëndrimit

Ndryshon mënyra e mbylljes së takimit për të marrë lejen e qëndrimit në Drejtorinë e Emigracionit të Athinës. (ΔΑΜ Α ) Nga data 2 Shtator 2019, të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për leje qëndrimi, dhe u ka aprovuar (dalë) leja, për ta marrë në dorëzim, nuk do jetë e nevojshmë të shkojnë në drejtorinë e emigracionit të Athinës për të zënë rradhë dhe të marrin numër për të marrë lejen nga nënpunësi.

Nga data 2 Shtator takimi do mbyllet nëpërmjet postës elektronike, (do duhet të dërgoni email). Adresa e email që do mbyllet takimi është epidoseis_dama@attica.gr 

Vini re, sipas deklaratës të Drejtorisë të Emigracionit të Athinës, (ΔΑΜ Α) përpara se të dërgohet email për takim, duhet të kontrollohet nga emigrantët nëse i është miratuar leja e qëndrimit. Kontrolli do bëhet tek platforma elektronike http://pf.emigrants.ypes.gr/pf  dhe leja e qëndrimit duhet të jetë në gjëndjen Printim i Lejes («ΕΚΤΥΠΩΣΗ ΑΔΕΙΑΣ») si dhe të ketë skaduar leja e mëparshme, përndrysh nuk do dorëzohet leja e re e qëndrimit

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close