ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ndryshojnë tarifat e aplikimit për viza për në SHBA

Tarifat e aplikimeve për viza jo-emigruese dhe emigruese për disa kategori do të ndryshojnë më 12 shtator 2014.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, thuhet se tarifat për kategoritë e njohura, të tilla si vizat turistike B1/B2 dhe vizat studentore F-1 nuk do të kenë ndryshim. Megjithatë, tarifat për vizat e fejesës K-1, tarifat e paguara nga sponsorët për vizë emigrimi në SHBA, dhe për disa kategori të tjera vizash jo-emigruese, do të ndryshojnë pak.

Tarifat që do të shtohen nuk rimburoshen. Po ashtu, tarifat për viza, të paguara para datës 12 shtator 2014, të cilave iu është ulur tarifa, nuk do të rimbursohen.

Tarifat që do të rriten (vetëm tarifat joemigrante)

Tarifat për viza, që janë paguar, do të pranohen 90 ditë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja, si më poshtë:

Nëse e keni paguar tarifën për vizë para 12 shtatorit, 2014 dhe intervista tuaj për vizë është në datën 11 dhjetor, 2014 ose para kësaj date, nuk duhet të paguani diferencën midis shumës së vjetër dhe asaj të re.

Nëse e keni paguar tarifën për vizë para 12 shtatorit, 2014 dhe intervista tuaj për vizën është në datën 12 dhjetor 2014 ose pas kësaj date, duhet të paguani diferencën midis shumës së re dhe të vjetër (pa përjashtim).

Për të gjitha tarifat e reja të aplikimeve, ju lutemi klikoni në këtë faqe: http://goo.gl/FDTGDE.

 

/Shekulli Online/L.B./

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top