ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ndryshojnë pasaportat e kartat e identitetit. Në 2015 do të kushtojnë më shtrenjtë

Duke nisur nga janari i 2015-s,

Duke nisur nga janari i 2015-s, kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do të ndryshojnë dhe do të kushtojnë më shtrenjtë: karta 1500 leke ndërsa pasaporta 7500. Sipas drejtoreshës për dokumentat e identitetit në Ministrinë e Brendshme, Miranda Harizaj, kosto rritet dhe për shkak të elementëve shtesë të sigurisë në to. Krahas shenjave të gishtrinjëve do të shtohet dhe njohja biometrike e fytyrës sa herë që karta çekohet.

 

“Futja e një elementi të dytë biometrik në fillim të vitit 2015 do të rriste sigurinë e sistemit të prodhimit dhe do të minimizonte  në zero mundësinë e falsifikimit. Ky çmim është përshtatur duke pasur parasysh kushtet ekonomike”- tha Harizaj.

 

Kompanisë koncensionare SAZHEM të autorizuar për prodhimin e dokumenteve të identitetit në vend, iu shtua kontrata dhe me 5 vite të tjerë. Gjatë kësaj periudhe ajo është zotuar të kryejë rreth 25 milion euro investime në përmirësimin e cilësisë së këtyre dokumentave. Që prej 2008-s janë prodhuar rreth 3.2 milion karta identiteti dhe 2.5milion pasaporta biometrike.

 

burimi www.time.al

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top