Albanians.gr – Η σελίδα της Αλβανικής Κοινότητας Στην Ελλάδα

Shqip

Ndryshimet në proçedurën e marrjes së nënshtetësisë Greke

Ministri i Brendshëm i Greqisë Panos Skurtelis  në një intervistë për shtyp deklaroj se do bëhën ndryshime në proçedurën e marrjes së nënshtetësisë  (πολιτογράφηση). Kjo do ketë si qëllim përshpejtimin e kësaj proçedure, kohëzgjatja e së cilës aktualisht është nga 5 deri në 6 vite në rastin më të mirë. Sipas përllogaritjes së Ministrisë ndryshimet e reja prekin rreth 200.000- 250.000 që ndodhen aktualisht në mënyrë të ligjëshme në Greqi, pjesa dërrmuese e të cilëve janë emigrantë shqiptarë.

Nga intervista e ministrit, janë shkruajtur me qindra artikuj rreth këtij lajmi. Sidomos mediat në Shqipëri shkruajtën me artikuj bombistik “Si të bëheni Grek”, apo “Si të përfitoni nënshtetësinë Greke” etj etj. Edhe disa media greke ngatërruan titujt duke shkruajtur lehtesime në proçedurën e kombësisë (Ithagenia-Ιθαγένεια), e cila proçedurë është për fëmijët e gjeneratës së dytë që kanë lindur dhe kanë bërë shkollë në Greqi.

Albanians.gr ishte faqja e parë që shrkuajti saktë për cilën lategori bëhet fjalë. Me këtë artikuj do paraqesim të përmbledhura të gjitha ndryshimet siç i paraqiti ministri, me qëllim të informoheni saktë, pa rënë pre e artikujve bombistik.

Cilat janë ndryshimet

  1. Sistemi  20/30 pyetjeve

Ndryshimi më i madh dhe kryerorë është se parashikohet që këtej e tutje emigrantët që do bëjnë kërkesë për nënshtetësinë do testohen në 30 pyetje , nga të cilat janë të detyruat ti përgjigjen saktë 20 pyetjeve. Pyetjet do kenë të bëjnë  me historinë, gjeografinë, sistemin politik dhe demokratik në Greqi, shoqërinë Greke etj. Pyetjet do kenë vështërsi të përshkallëzuar, nga më e lehta në më të vështirën.  Ky sistem është i ngjashëm me atë gjerman dhe amerikan.  Provimi tani për tani do jetë me të folur dhe jo me shkrim.

2. “Rezervuari” i 300 pyetjeve

30 Pyetjet do përzgjidhen në mënyrë automatike dhe rastësore nga një “rezervuar” me 300 pyetje. Kjo për mendimin tonë është dhe thelbi i ndryshimit, sepse mënjanon  pyetjet e komisioneve , të cilat në shumë raste ishim  “sipas dëshirës” të anëtarit të komisionit, dhe jo ato që shkruheshin në Librin e Nënshtetësisë. Pyetjet e rastit apo sipas mendimit të komisionit është shkaku kryesor që me dhjetrave emigrantë nuk i është dhënë nënshtetësia. Me sistemin e 300 pyetjeve , emigrantët tashmë do dinë saktë se çfarë pytejesh do përgjigjen. Parashikohet që 300 pyetjet dhe përgjigjet e tyre të jenë online, me qëllim emigrantët të lexojnë pyetjet dhe përgjigjet.

3. Ndyshojnë vitet e qëndrimit në mënyrë të ligjëshme në Greqi

Aktualisht një emigrant për të bërë kërkesë për nënshtetësi greke duhet të jetë 7 vite në mënyrë të ligjëshme në Greqi, dhe të jetë i pajisur me njërën  nga lejet e qëndrimit afatgjatë (dhjetë vjeçare, 5 vjeçare etj). Me ndryshimet e reja i jepet e drejta të bëjë kërkesë për nënshtetësinë greke çdo emigranti që ka 12 vite të ligjëshme në Greqi, pavarsisht lejes së qëndrimit që disponon.

4. Lehtësime për moshat mbi 65 vjeç dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar. 

Sipas ministrit për  personat mbi 65 vjeç po diskutohet  që këto grupe të mos kalojnë fare në provim në rastin se vërtetojnë se janë njohës së gjuhës greke.  Përsa i përket fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët nuk  kanë mundësi të përfshihen në ligjin për kombësinë (për shkak se nuk mund të ndjekin programe shkollore të përgjithëshme), ata do përfshihen në  këtë ligj të ri dhe do ju jepet mundësia e përfitimit të nënshtetësisë duke u bazuar në periudhat kohore që parashikon ligji për fëmijët e gjeneratës së dytë.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top