Shqip

Ndryshimet në Lejen e Qëndrimit për Arsye të Jashtëzakonshme


Ligji 4332 që më 9 Korrik është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe përbën ligj të shtetit Grek. Në këtë ligjë përveç ndryshimeve në kodin e nënshtetësisë-kombësisë, për fëmijët e gjeneratës së dytë të emigrantëve, parashikohen edhe disa ndyrshime të Ligjit 4251 -Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social.

PËR MË SHUMË LAJME BËNI KLIK NË FAQEN TONË NË FACEBOOK 

Disa ndyshime thelbësore do të bëhen dhe për Nenin 19 të Kodit  të Emigracionit, Leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme. Ligji i ri parashikon krijimin e 2 kategorive të kësaj leje, si dhe uljen e viteve të qëndrimit në Greqi. Kjo do krijoj mundësinë tek shumë emigrantë të cilët ose kanë humbur të drejtën për leje qëndrimi ose nuk kanë pasur kurrë leje qëndrimi, të legalizohen.

Kategoria e parë

 Leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme nga Administrata e Deçentralizuar (ish Periferia)

Ligji i  ri parashikon krijimin e një kategorie të dytë leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, ku organi kopetent për shqyrtimin e kërkesave dhe dhënjen e kësaj leje është Administrata e Deçentralizuar (ish periferia) dhe jo Drejtoria e Emigracionit ne Ministrinë e Brendshme.
Kategorite e qytetarëve të vëndeve të treta të cilët kanë të drejtë të pajisen me këtë leje qëndrimi:
1-Qytetarë të vëndeve të treta të cilët kanë disponuar leje qëndrimi-përfundimtare( jo vërtetim BLU)  dhe të cilët me dokumenta të ndryshëme vërtetojnë që kanë krijuar lidhje të forta me vëndit duke bërë të domosdoshëm qëndrimin e tyre në Greqi.

2. Qytetarë të vëndeve të treta të cilët kane patur të paktën 5 vjet qëndrim te ligjshëm në 10 vitet e fundit. Ne këtë rast 5 vitet e qëndrimt të ligjshem në Greqi vërtetojnë krijim e lidhjeve të forta me vëndin pra nuk kërkohen dokumenta për të vërtetuar këtë gjë.

Dokumentacioni që duhet për këtë leje

  • Pashaportë në fuqi, ose edhe e skaduar
  • Depozitë financiare (Paravolo) 300 euro
  • Mbulim shëndetësorë (Libër Shëndeti) Në rast mungese të librit të shëndetit i jepet mundësia për blerjen e ditëve të punës me qellim rinovimin e tij.

Vini re. 

  • Në rast se qytetari i vëndit të dytë plotëson kushtet e mësipërme pajiset me vërtetim blu(Ble veveosi)
  •  Kohëzgjatja e lejes është dy vjeçare
  • Dorëzimi i kërkesës dhe dokumentacionit përkatës bëhet në drejtorinë e deçentralizuar dhe jo në ministri

Kategoria e dytë

 Leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme nga Ministria e Brendëshme

Qytetarët e vëndeve të treta që nuk plotësojnë kushtet për kategorinë e Lejes së qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme e cila mund të nxirret nga Drejtoritë e Deçendralizuara, atëhetë mund ti drejtohen drejtorisë të emigracionit në ministrinë e brendëshme Greke.

Kategorite e qytetarëve të vëndeve të treta të cilët kanë të drejtë të pajisen me këtë leje qëndrimi:

  1. Qytetarët e vëndeve të treta të  cilët janë pajisur me vizë hyrje në Greqi të paktën 3 vjet para dorëzimit të kërkesës.
  2. Qytetarët e vëndeve të treta të  cilët vërtetojnë me dokumenta të ndryshme publike apo private se jetojnë në Greqi prej të paktën 7 vitesh .

Dokumentacioni që duhet për këtë leje

  • Pashaportë në fuqi, ose edhe e skaduar
  • Depozitë financiare (Paravolo) 300 euro
  • Dokumenta të ndryshëme vërtetojnë që kanë krijuar lidhje të forta me vëndit duke bërë të domosdoshëm qëndrimin e tyre në Greqi.

Vini re. 

  • Në rast se qytetari i vëndit të dytë plotëson kushtet e mësipërme pajiset me vërtetim të bardhë
  •  Kohëzgjatja e lejes është dy vjeçare
  • Dorëzimi i kërkesës dhe dokumentacionit përkatës bëhet në drejtorinë e emigracionit të Ministrisë së Brendëshme në Pire.

Për të gjithë ata që duan të lexojnë këtë artikull në gjuhën greke të klikojnë këtu

Όλες οι αλλαγές στις Άδειες διαμονής για εξαιρετικούς λόγους

Për të gjithë ata që duan të lexojnë të gjithë ligjin të klikojnë këtu

Ν. 433215 ΦΕΚ Α 76

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top