Shqip

Ndryshimet e reja në ligjin e nënshtetësisë në Greqi

Ndryshimet e reja në ligjin e nënshtetësisë në Greqi. Greqia ka vendosur të bëj lehtësime të mëtejshme në proçeurën e marrjes së nënshtetësisë greke. Këto ndryshime i paralajmëroj para disa ditësh në një konferencë për shtyp ministri i brendëshëm i Greqisë

Mund të lexoni këtu ndryshimet që kishte paraqitur Ministri, siç i kishte shkruajtur Albanians.gr dhe analizuar në këtë link https://albanians.gr/ndryshimet-ne-proceduren-e-marrjes-se-nenshtetesise-greke.html 

Por përveç ndryshimeve të lartpërmendura në projektligjin e ri do ketë disa ndryshime të tjera të cilat u konfirmuan gjatë diskutimit të hapur që organizoj Organizata e Emigrantëve Arogi-Përkrahje të premten 23 Mars. Këto janë:

-Të drejtën që të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë greke do ta kenë tashmë edhe personat që kanë kryer shkolla vendase apo të huaja (në Greqi), të cilat kanë zbatuar programin e detyruar arsimor grek. Deri tani, njiheshin vetëm shkollat e sistemit publik.

– Nënshtetësia me natyralizim (politografisi) do t’u jepet atyre që kanë 12 vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi me një titull të rregullt qëndrimi dhe jo vetëm me leje qëndrimi (d.m.th., do të merren parasysh edhe periudhat kur aplikantët kishin vërtetimin blu apo vërtetim të posaçëm).

– Shfuqizohet dispozita që i lejonte aplikimin kujtdo që kishte çdo lloj titulli qëndrimi, por vetëm nëse leja e parë kishte dalë nga marsi 2005 e më vonë.

– Me amendamentin që u votua më 23 mars 2018, do të mund të aplikojnë për nënshtetësinë edhe persona që kanë leje qëndrimi për kryerje investimi dhe leje 10 vjeçare apo pa afat.

– Për procesin e intervistës do të krijohet një bankë pyetjesh që do të afishohet në internet. Do të jenë gjithsej 300 pyetje, ndërsa të intervistuarit do të pyeten për 30 prej tyre, me nivele alternative vështirësie.

– Do të ketë një klauzolë të posaçme për aplikantët me moshë mbi 65 vjeç, sa i përket mënyrës së pyetjes së tyre në komisionet e natyralizimit (politografisi).

Sipas këshilltarit të  ministrit të brendshëm Trifons Kolias, ligji pritet të votohet nga Parlamenti Grek ditët në vijim.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top