Shqip

Ndryshime të tjera në Kodin e Emigracionit

Ligji 4332 që më 9 Korrik është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe përbën ligj të shtetit Grek. Në këtë ligjë përveç ndryshimeve në kodin e nënshtetësisë-kombësisë, për fëmijët e gjeneratës së dytë të emigrantëve, parashikohen edhe disa ndyrshime të Ligjit 4251 -Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social

PËR MË SHUMË LAJME BËNI KLIK NË FAQEN TONË NË FACEBOOK 

Disa nga ndryshimet janë: Leje qëndrimi për prindërit që kanë lindur fëmijë në Greqi Në rastet e lindjes së fëmijëve në Greqi deri në momentin që ligji hyri në fuqi nga prind i cili jeton me leje qëndrimi, atëherë prindi tjetër mund ti jepet leje qëndrimi pa plotësuar kushtet e bashkimit familjar. Në këtë mënyre zgjidhet një problem shumëvjeçar kryesisht për nënat të cilat jetonin në mënyre të paligjshme kur ndërkohë bashkëshorti dhe femijët ishin të paisur me leje qëndrimi Leja e qëndrimit e brezit të dytë  Ndryshon mosha e aplikimit për lejen e qëndrimit të gjeneratës së dytë. Deri tani për të aplikuar duhet të mos kishe kaluar 21 vjeç. Në ligjin e ri parashikohet që të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë qytetarët e vëndeve të treta të cilët kanë mbaruar të paktën 6 vite shkollë në Greqi deri në moshën 23 vjeçare. Leja e qëndrimit e banorit afatgjatë (επί μακρόν διαμένοντος) Αfati për përfitimin e statusit të banorit afatgjatë me të ardhura vjetore të reduktuara pra 8500 euro për 2 vitet e fundit, shtyhet deri në 31 dhjetor 2015. Për të gjithë ata që duan të lexojnë këtë artikull në gjuhën greke të klikojnë këtu Άλλες αλλαγές στον Κώδικα Mετανάστευσης Për të gjithë ata që duan të lexojnë të gjithë ligjin të klikojnë këtu Ν. 433215 ΦΕΚ Α 76
[AnythingPopup id=”2″]

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top