ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ndryshime në Kodin e Emigracionit për emigrantët shqiptarë

Athinë Sipas gazetës Grek “To Vima” të premten 14/3/2014 u dorëzuan në Parlamentin Grek disa ndryshime mbi projektligjin e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.  Një nga pikat që u ndryshuan është i rëndësisë të veçantë për një pjesë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Kështu sipas ndryshimeve të reja u përfshi në Kodin e Emigracionit neni që parashikon se të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët kanë bërë kërkesë për Letërnjoftim Special Minoritari  (Ειδικό Δελτίο Ταυτότητας Ομογενούς), por të cilëve nuk ju është dhënë statusi i minoritarit, kanë të drejtë të marrin leje qëndrimi në Greqi, nëqoftëse jetojnë të paktën 3 vite në Greqi, dhe nuk rëndon mbi ta ndjekje penale për informacione të rreme, dokumentacione fallco ose vërtetime jo të rregullta, mashtrime ose nuk rëndojnë mbi ta akuza për rendin publik dhe sigurimin.

Të gjithë ata që e drejta e statusit të minoritarit i është hedhur poshtë për arsye dokumentacioni të parregullt ose fallco, por ndërkohë  ato janë shpallur të pafajshëm për akuzat e lartpërmendura, ata kanë të drejtë të aplikojnë brënda një periudhe 3 mujore nga nxjerrja e vendimit.

albanians.gr

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top