Shqip

Ndryshime dhe lehtësime për dhënien e nënshtetësisë shpalli Aleksis Cipras

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras vizotoj dje Ministrinë Brendëshme Greke, ku shpalli iniciativat ligjore që do marri qeveria e tij në këtë Ministri. Për sa i përket çështjet të nënstetësisë Kryeministri u shpreh: “Çështja e dytë që dua të referohem, reforma e dytë , është ajo e nënshtetësisë. Dhe këtu do vejmë në jetë një të drejtë që është e mbrojtur me ligj, por në jetën reale ka shumë vështirsi, të cilat  i njohim shumë mirë, por kryesisht i njohin mir dhe bashkëqytetarët tanë që jetojnë shumë vite në Greqi.  Të cilët kanë të gjitha kushtet ligjore dhe tipike që të përfitojnë nënshtetësinë , por praktikisht hasin shumë vështirësi ose se përfitojnë fare.

Dëshirojmë pra të lehtësojmë dhe të përshpejtojmë proçedurën e dhënjes të nënshtetësisë. Është një iniciativë e cila do modernizoi  kryesisht  proçedurën e intervistës  , por dhe dokumentacionet e nevojshme si dhe vitet e duhura.

 

Sot kemi një kuadër ligjor shumë të dobët . Në shumë raste sidomos në shumë intervista, ka shumë mundësi që edhe disa nga ne nuk do kishin mundësi ti përgjigjen pyetjeve që bëhen. Kjo është e vërteta. Dhe nuk na nderon fare.

Prandaj duhet të modernizohet menjëherë kuadri ligjorë, i cili të do  promovoj rregulla të cilat do lehtësojnë proçedurat ligjore, me transparencë të plotë por me më pak burrokraci. Siç duhet të jetë në një shtet modern Europian”

Lajmi në gjuhën greke mund ta lexoni këtu https://albanians.gr/alexis-tsipras-nomothetikes-protovoulies-gia-tin-ithagenia.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top