Shqip

Ndjekje penale 8 punonjësve të doganës

Departamenti Operativo-Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka zbuluar një veprimtari të organizuar kriminale të disa personave, të cilët në bashkëpunim me punonjës të doganës së Kakavijës, kanë futur në territorin Shqiptar mallra kontrabandë.

Nga hetimi i kryer u zbulua se në datën 26 Shkurt 2015, në Doganën e Kakavijës kanë kaluar dy automjete tip trailer kontrabandë, të cilët kishin në brendësi artikuj të ndryshëm industrial, duke shmangur kështu vlera të konsiderueshme të detyrimeve doganore.

Njëkohësisht punonjësit e doganës kanë konsumuar veprën penale të kontrabandës, neni 175 dhe 25 të Kodit Penal.
Nga kjo veprimtari e organizuar kriminale , e cila është kryer në bashkëpunim, Departamenti Operativo-Hetimor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka dërguar për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, “për veprën penale të Kondrabandës”,  punonjësit e administrates doganore bazuar në Nenin 175 dhe 25 të Kodit Penal.

Ndërkohë që menjëherë është marrë masa e pezullimit nga detyra të punonjësve të Doganës së Kakavijës:
Klodian Cani, Përgjegjës Turni
Redi Karalliu,
Arben Zhupa, Doganier  i Kontrollit ne Pikën e Hyrjes
Ardit Karabina, Doganier i Peshores
Engjell Ymeraj, Doganier i Parkimit

Po ashtu u dërguan për ndjekje penale dhe u pezulluan menjëherë nga detyra punonjësit e Antikontrabandës që kishin për detyrë të zbulonin dhe parandalonin këtë veprimtari të kundraligjshme, me motivacionin  “shpërdorim detyre”, neni 248 dhe 25 i Kodit Penal:
Idriz Zogu, Përgjegjës i Grupit të Antikontrabandës
Vladimir Goxhi, dhe  Etjon Hyseni, Inspektorë të Antikontrabandës

Gjithashtu janë dërguar për ndjekje penale edhe dy drejtuesit e  mjeteve me inicialet T.Ç dhe  L.Z,  te subjektit “B.F” të cilët në bashkëpunim me punonjësit e sipërpërmenduar kanë konsumuar veprën penale të kontrabandës në Degën Doganore të Kakavijës,.

Të gjitha materialet e mbledhura gjatë hetimit dhe zbulimit të kësaj veprimtarie të organizuar kriminale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për të vazhduar më tej këtë çështje.

 

Marë nga: http://shqiptarja.com/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top