Shqip

Ndeshja Serbi-Shqipëri degjeneroi në dhunë FOTO

Ndeshja Serbi-Shqipëri degjeneroi në dhunë dhe u ndërpre teksa mbi stadiumin e Beogradit u valëvit flamuri me Shqipërinë etnike dhe përbri hartës me figurat e heronjve tanë kombëtare Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Ndërsa tifozët shqiptarë nuk u lejuan të shkelin shkallët e stadiumit Partizani në Beograd, flamuri kuqezi me shkrimin “Autoktonë” pllakosi heshtjen në stadium .

Por ajo çka ndezi gjakrat ishte tërheqja e flamurit shqiptar nga futbollisti serb Markoviç teksa simboli ynë kombëtar valëvitej mbi fushë përmes një helikopteri të telekomanduar.

Drejt serbit vrapoi futbollisti Taulant Xhaka që e ka shtyrë duke mos lejuar përdhosjen e flamurit. Kjo ka bërë që situata të përshkallëzohet. Futbollistët janë përfshirë në sherr mes njëri-tjetrit, ndërsa në fushë janë sulur shumë tifozë serbë të cilën goditën futbollistët tanë Bakim Balën fillimisht dhe më tej, pjesën tjetër të kuqezinjve në fushë.

Arbitri anglez Akniston vrapoi për qetësimin e situatës por dhuna dhe goditja me mjete të forta ndaj shqiptarëve ka vazhduar deri në dhomat e zhveshjes ndërsa futbollistët linin fushën e gjelbër.

Forcat speciale serbe ndërhynë për të qetësuar situatën por me vonesë, pasi çdo incident në fushë kishte përfunduar.

Incidenti ndodhi ndërsa përballja mes dy ekipeve po i drejtohej fundit të pjesës së parë.

Në pushimin midis pjesëve arbitrat dhe drejtuesit e dy federatave vendosën që ndeshja të përfundojë, pasi nuk kishte garanci për jetën e futbollistëve në fushë. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/–39-shqip-ria-etnike–39–fluturon-mbi-beograd-nd-rpritet-ndeshja-245858.html#sthash.ieHlp1R8.dpuf

SERBI SHQIPERI (1) SERBI SHQIPERI (2) SERBI SHQIPERI (4) SERBI SHQIPERI (5) SERBI SHQIPERI (6) SERBI SHQIPERI (7)

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top