ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit në sulmit e sotëm mbi autobuzin Athinë Tiranë

Ndërron jetë në spitalin e Fierit njëri nga pasagjerët e plagosur si pasojë e sulmit me armë zjarri të autobusit të linjës Athinë-Tiranë me të cilin po udhëtonin 22 persona. 23-vjeçari Laurent Tabaku nga Elbasani nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. E plagosur ka mbetur edhe një 19-vjeçare nga Fieri, Qebarie Dihani.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate, 27 janar, në të dalë të qytetit të Memaliajt, ku persona të paidentifikuar i kishin zënë pritë autobusit. Disa orë pas ngjarjes, menaxheri i linjës i cili ndodhej në autobus rrëfen për “A1 Report” sesi rrodhi ngjarja, ndërsa thotë se “për shka të errësirës i morëm për barinj”.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 10 persona për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen. Po kështu, policia e Gjirokastrës ka marrë në pyetje të gjithë pasagjerët që ndodheshin në autobus, shoferin dhe menaxherin e linjës, ndërkohë që vijojnë kontrollet në të gjithë zonën. Sipas policisë kërkimet janë përqendruar në 4 komuna të Tepelenës: Kurvelesh, Luftinjë, Krastë, dhe komuna Lozpez.

Ndërkaq, është vënë në dispozicion shuma prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion të vlefshëm mbi ngjarjen dhe autorët. Policia ka vënë në dispozicion numrin O694102732, për këdo që ka informacione të vlefshme për të mundësuar identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit të autobusit të linjës Athinë-Tiranë

 

burimi www.shqiptarja.com

Lexoni akoma

Qëllohet me armë autobuzi Tiranë Athinë Dy të plagosur

Sulmi mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia e Gjirokastrës shoqëron 9 persona Vijojnë hetimet

Dëshmia e pasagjerëve Shoferi eci shpejt Fati jonë që shpëtuam

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top