Shqip

Ndërron jetë Gentian Demaliaj

Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj ka ndërruar jetë sot në moshën 40- vjeçare pasi vuante prej kohësh nga tumori. Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” është krijuar në vitin 1990. Grupi nga Lezha është bërë i njohur për publikun me këngët e tij e sidomos me hitin “Mos Qaj”.

Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit. Qeveria shqiptare akordoj shumën prej 3.5 milionë lekësh për kurimin e tij.

Homazhet për nder të vokalistit të grupit “Djemtë e Detit”  Gentian Demaliaj, do të zhvillohen nesër në orën 12:30 pranë RTSH.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top